By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të jetë viti 2027 viti i kthesës për kulturën shqiptare?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > A do të jetë viti 2027 viti i kthesës për kulturën shqiptare?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A do të jetë viti 2027 viti i kthesës për kulturën shqiptare?

admin
Last updated: 27/10/2026 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Çështja e përfaqësimit të drejtë të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme të debatit institucional dhe shoqëror. Gjatë vitit 2026, kritikat e opozitës shqiptare, organizatave kulturore dhe aktorëve të pavarur u fokusuan kryesisht te mënyra e ndarjes së fondeve shtetërore për projektet kulturore, duke akuzuar institucionet për trajtim të pabarabartë të kulturës shqiptare. Në atë periudhë, përgjegjësia politike për këtë sektor lidhej me drejtimin e Ministrisë nga kuadro të VMRO-DPMNE-së. Sot, Ministria e Kulturës dhe Turizmit udhëhiqet nga një ministër shqiptar dhe pritjet e komunitetit kulturor shqiptar janë dukshëm më të mëdha. Pikërisht për këtë arsye, konkursi vjetor për financimin e projekteve kulturore për vitin 2027 është një test politik dhe institucional që do të tregojë nëse do të ketë ndryshim real në qasjen ndaj kulturës shqiptare, shkruan Zhurnal.

A do të jetë viti 2027 më i mirë për kulturën shqiptare?

Shpresat për një trajtim më të drejtë të kulturës shqiptare janë rritur pas hapjes së Konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional për vitin 2027. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se aplikimi do të zgjasë deri më 30 tetor 2026, në orën 15:40, ndërsa procesi zhvillohet përmes Portalit Nacional për Shërbime Elektronike, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Kjo fazë konsiderohet vendimtare për përcaktimin e prioriteteve kulturore të vitit të ardhshëm.

Në njoftimin e saj, Ministria u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë brenda afatit të paraparë, duke garantuar gjithashtu mbështetje profesionale nga sektorët kompetentë për përgatitjen e aplikimeve. Në aspektin procedural, ky është një sinjal pozitiv që mund të rrisë pjesëmarrjen dhe konkurrencën e projekteve nga të gjitha komunitetet, përfshirë edhe atë shqiptar.

Megjithatë, sfida kryesore nuk do të jetë numri i aplikimeve, por rezultati përfundimtar i ndarjes së fondeve. Nëse gjatë vitit 2027 do të shihet një rritje e mbështetjes për projektet shqiptare, institucionet kulturore dhe krijuesit shqiptarë, atëherë do të mund të flitet për një ndryshim të prekshëm. Në të kundërtën, kritikat e viteve të kaluara do të rikthehen edhe më fuqishëm, sepse kësaj radhe pushteti nuk do të mund të arsyetohet me mungesën e përfaqësimit shqiptar në krye të resorit.

Si u nda buxheti për kulturë për këtë vit?

Debatet për financimin e kulturës gjatë këtij viti u dominuan nga akuzat e Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili publikoi të dhëna që sipas partisë dëshmojnë ekzistencën e një pabarazie serioze në shpërndarjen e mjeteve buxhetore. BDI vlerësoi se në vend po zbatohet një politikë që favorizon projektet maqedonase, ndërsa prodhimi kulturor shqiptar mbetet në pozitë të pafavorshme.

Sipas shifrave të publikuara nga kjo parti, në fushën e teatrit dhe arteve skenike projektet maqedonase kanë përfituar rreth 40 milionë denarë, ndërsa projektet shqiptare më pak se 10 për qind të kësaj shume. Gjithashtu, në muzikë dhe festivale janë ndarë 52 milionë denarë për projektet maqedonase kundrejt vetëm 7.5 milionë denarëve për projektet shqiptare. Diferenca të ngjashme janë paraqitur edhe në botime, arte vizuale dhe në financimin e institucioneve kulturore.

BDI ka argumentuar se këto të dhëna dëshmojnë një qasje të vazhdueshme që lë në margjina kulturën shqiptare. U kërkua transparencë e plotë për kriteret e ndarjes së fondeve, rishikim të programeve vjetore dhe korrigjim të asaj që e cilësoi si padrejtësi institucionale. Pasi mënyra e shpërndarjes së buxhetit kulturor është një tregues i respektimit të parimeve demokratike dhe të karakterit multietnik të shtetit.

Kujtojmë që, viti 2027 do të jetë shumë më tepër sesa një vit i zakonshëm për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Do të shërbejë si test për kredibilitetin e institucioneve dhe për vullnetin politik që kultura shqiptare të trajtohet në mënyrë të barabartë me kulturat e tjera në vend. Me një ministër shqiptar në krye të resorit, pritjet janë më të larta dhe standardi i llogaridhënies është më i madh. argument.mk/

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jo vetëm si fitues i “Topit të Artë”, Harry Kane tërhoqi vëmendje edhe me orën luksoze në ceremoninë e ndarjes së çmimeve – vlera është marramendëse
Next Article Prej nesër regjim komunikacioni në një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?