By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale
Kosovë

Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale

admin
Last updated: 27/10/2026 11:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur thirrje publike për kompanitë dhe organizatat joqeveritare (OJQ) që ofrojnë shërbime të punësimit dhe trajnimit profesional, me qëllim të angazhimit në punë të përfituesve të asistencës sociale në Kosovë.

Thirrja është hapur më 26 tetor 2026, në kuadër të Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë (SAS), ndërsa synon përfshirjen e ofruesve jopublikë në ofrimin e shërbimeve që do t’i ndihmojnë përfituesit e skemës së reformuar të asistencës sociale të kyçen në tregun e punës.

Sipas njoftimit të ministrisë, të drejtë aplikimi kanë kompanitë dhe OJQ-të e regjistruara, të cilat kanë profil në fushën e punësimit dhe trajnimit profesional. Aplikuesit duhet të dëshmojnë se kanë përvojë në ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe në zbatimin e projekteve të ngjashme për punësimin dhe trajnimin e grupeve të cenueshme.

Kontraktimi i ofruesve të përzgjedhur do të bëhet sipas procedurave të prokurimit të përcaktuara nga Banka Botërore.

Në kuadër të këtij procesi, Njësia Koordinuese e Projektit SAS, në kuadër të ministrisë, do të organizojë sesione informuese për të gjithë aplikuesit potencialë dhe të interesuar, me qëllim që ata të informohen më hollësisht për procedurat dhe kushtet e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 23 nëntor 2026, deri në orën 14:00. Thirrja do të jetë e hapur për 20 ditë pune nga data e publikimit.

Kompanitë dhe OJQ-të e interesuara mund ta kërkojnë dokumentacionin e ofertimit në gjuhën angleze, duke dërguar një kërkesë me shkrim në adresën elektronike: **procurement.SAS@rks-gov.net**.

Informata më të hollësishme për kriteret e aplikimit dhe dokumentet përkatëse mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: https://mpfvlc.rks-gov.net/

Projekti për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë synon të kontribuojë në përmirësimin e përfshirjes së përfituesve të asistencës sociale në tregun e punës, përmes shërbimeve të punësimit dhe trajnimit profesional.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej nesër regjim komunikacioni në një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër
Next Article Trendi në Rusi çon në lëndime të më shumë se 100 të rinjve, ata godasin njëri-tjetrin me çekiçë për të pasur mollëza më të mprehta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?