By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Miratohen ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike, transparencë më e madhe dhe shpenzim më efikas i mjeteve publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MF: Miratohen ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike, transparencë më e madhe dhe shpenzim më efikas i mjeteve publike
Maqedoni

MF: Miratohen ndryshimet në Ligjin e prokurimeve publike, transparencë më e madhe dhe shpenzim më efikas i mjeteve publike

admin
Last updated: 27/10/2026 11:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Kuvendi, në seancën e tij të 122-të, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Prokurimeve Publike, të cilat parashikojnë zgjidhje për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike, rritjen e transparencës dhe konkurrencës, si dhe për shfrytëzimin më efikas dhe më të përgjegjshëm të mjeteve publike.

Siç thonë nga Ministria e Financave, ndryshimet rezultojnë nga përvojat e deritanishme në zbatimin e këtij ligji, nevoja për harmonizimin e tij me kushtet aktuale ekonomike, si dhe nga prioritetet reformuese të përcaktuara në Agjendën reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Një nga segmentet kruciale është avancimi i Tregut elektronik për furnizime me vlerë të ulët, me qëllim të rritjes së shfrytëzimit të tij dhe nxitjes së konkurrencës më të madhe midis operatorëve ekonomikë. Njëkohësisht, po vendoset edhe zbatimi i detyrueshëm i kriterit “raporti më i mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë”, me ç’rast gjatë përzgjedhjes së ofertës më të favorshme, përveç çmimit, do të merret parasysh cilësia dhe arsyetimi afatgjatë”.

“Me ndryshimet ligjore gjithashtu përforcohet digjitalizimi i furnizimeve publike duke zgjeruar kompetencat e Byrosë së Furnizimeve Publik për shfrytëzimin e pajisjeve dhe zgjidhjeve moderne dixhitale të bazuara në inteligjencën artificiale. Qëllimi është monitorimi më efikas i procedurave, njohja në kohë e risqeve dhe parandalimi i abuzimeve të mundshme. Gjithashtu, krijohet baza juridike për vendosjen e servisimit të faqes së internetit dhe shkëmbimit automatik të të dhënave me institucionet e tjera dhe subjektet përkatëse”, thonë nga MF.

“Me qëllim të rritjes së transparencës, vendoset detyrimi për publikimin e njoftimit për transparencë paraprake vullnetare në procedurat e negociimit pa publikimin e shpalljes në rastet e përcaktuara me ligj. Kjo mundëson qasje më të gjerë të publikut dhe operatorëve ekonomikë në informacion dhe njëkohësisht thjeshton disa procedura administrative”.

“Ndryshimet përfshijnë edhe profesionalizimin e kuadrit përmes vendosjes së sistemit të përsosjes së vazhdueshme profesionale të zyrtarëve të prokurimeve publike, në vend të ricertifikimit periodik përmes dhënies së sërishme të provimit”.

“Po ashtu, u krye harmonizimi i pragjeve të vlerave për zbatimin e ligjit me kushtet ekonomike dhe rritjen e shpenzimeve, si dhe rishikimin e kompensimeve për procedurat ankimore, me parimin e mbrojtjes ligjore të arritshme dhe efikase”.

“Ndryshimet ligjore të miratuara paraqesin një pjesë të aktiviteteve reformuese më të gjëra për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane. Qëllimi kryesor është transparenca më e madhe, konkurrenca më e fuqishme dhe menaxhimi më efikas i mjeteve publike, në interes të institucioneve dhe qytetarëve”, thonë nga Ministria e Financave.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuzeska: Rënia e Vuçiqit do të sjellë zbardhjen e të gjitha bashkëpunimeve kriminale me Mickoskin
Next Article Manasievski ndaj LSDM-së: Në vend që të festojnë fitoren e një partie tjetër në një shtet tjetër, le të rregullojnë oborrin e tyre
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?