By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stubb dhe Store telefonatë të papritur me Putinin për rifillimin e negociatave për Ukrainën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stubb dhe Store telefonatë të papritur me Putinin për rifillimin e negociatave për Ukrainën
Bota

Stubb dhe Store telefonatë të papritur me Putinin për rifillimin e negociatave për Ukrainën

admin
Last updated: 27/10/2026 12:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 27 tetor, argument.mk/ – Presidenti finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, zhvilluan sot një telefonatë të papritur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar luftën në Ukrainë.

“Qëllimi i telefonatës ishte t’i përcillnim drejtpërdrejt presidentit Putin mesazhe lidhur me negociatat e ardhshme, të cilat synojnë t’i japin fund luftës”, deklaruan dy liderët në një njoftim të publikuar në Helsinki.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi zhvillimin e telefonatës, e cila ishte e para mes tre liderëve.

Javën e kaluar, Stubb dhe Store u takuan në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe të dërguarin amerikan për ndërmjetësimin, Steve Witkoff.

Pas takimit, Witkoff udhëtoi drejt Moskës, ku zhvilloi bisedime me Putinin.

Gjatë takimit në Moskë, palët ranë dakord të rifillojnë bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska më shumë se katër vjet më parë.

Negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja pritet të zhvillohen muajin e ardhshëm në Abu Dhabi, megjithëse deri më tani nuk është caktuar një datë e saktë.

Liderët evropianë shpresojnë të përfshihen në negociata, ndërsa Moska ka sinjalizuar së fundmi se është e hapur për pjesëmarrjen e tyre.

Finlanda dhe Norvegjia, të cilat të dyja kufizohen me Rusinë, kanë mbështetur Ukrainën, duke vijuar njëkohësisht përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit
Next Article Armëpushim i përkohshëm ruso-ukrainas për dërgimin e ndihmave humanitare në Oleshky
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?