By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serafimovski: Çmimi mesatar i blerjes së duhanit pritet të tejkalojë 420 denarë për kilogram
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Serafimovski: Çmimi mesatar i blerjes së duhanit pritet të tejkalojë 420 denarë për kilogram
Maqedoni

Serafimovski: Çmimi mesatar i blerjes së duhanit pritet të tejkalojë 420 denarë për kilogram

admin
Last updated: 27/10/2026 13:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Çmimi mesatar i blerjes së duhanit nga prodhimi i sivjetshëm pritet të tejkalojë 420 denarë për kilogram, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, në fjalimin e tij në Forumin për Duhanin Oriental të Shoqatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Duhanit (ITGA), që u mbajt në Prilep.

“Ministria po koordinon përgatitjet për grumbullimin e duhanit, me qëllim që të sigurohen kushte të sakta kontraktuale, vlerësim transparent dhe përmbushje në kohë e obligimeve nga ana e grumbulluesve. Ju siguroj se shërbimet kompetente do t’i zbatojnë me përpikëri autorizimet ligjore dhe do të veprojnë në mënyrë efikase për mbrojtjen e të drejtave të prodhuesve”, theksoi ministri Serafimovski.

Ai njoftoi se, si shtesë e të ardhurave nga shitja, duhanprodhuesit mund të presin subvencione prej 80 denarë për kilogram për klasën e parë, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë, duke veçuar qëndrueshmërinë ekonomike të ekonomive bujqësore dhe vlerësimin e cilësisë si prioritete në zbatimin e Strategjisë për Prodhimin e Duhanit për periudhën 2021–2027.

“Temperaturat e larta dhe thatësira ndikojnë në rendimentin dhe vetitë e fletës së duhanit, veçanërisht kur këta faktorë klimatikë veprojnë njëkohësisht. Prandaj, përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve do ta integrojmë në planifikimin e prodhimit, me rekomandime të bazuara në njohuri shkencore dhe matje lokale”, tha ministri Serafimovski, duke theksuar bashkëpunimin me Institutin Shkencor të Duhanit në Prilep dhe Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup për hartimin e politikave zhvillimore si përgjigje ndaj sfidave që rrjedhin nga ndryshimet klimatike.

Duke folur për rëndësinë ekonomike të sektorit, ai theksoi se prodhimi i duhanit angazhon rreth 18.000 ekonomi bujqësore, ndërsa eksporti i duhanit dhe produkteve të përpunuara të duhanit gjeneron një hyrje vjetore valutore prej rreth 140 deri në 150 milionë euro, duke shtuar se politikat zhvillimore zbatohen me respekt të plotë ndaj politikave të shëndetit publik dhe obligimeve ndërkombëtare të shtetit.

“Masat mbështetëse do t’i harmonizojmë me lëvizjet e tregut, ndërsa duhanprodhuesve do t’u sigurojmë me kohë informacione për kërkesën dhe kushtet e grumbullimit, në mënyrë që më lehtë të planifikojnë sipërfaqet që do të mbjellin dhe investimet e nevojshme”, porositi ministri Serafimovski.

Forumi për Duhanin Oriental në Prilep u organizua nga ITGA dhe Shoqata “Maka e duhanmbledhësve”, ndërsa në të morën pjesë duhanprodhues, përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar të Prodhuesve të Duhanit (UNITAB), përfaqësues të komunitetit shkencor dhe grumbullues të duhanit.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Revizion në MTD: Objekte me vlerë 1 denar, fatura të regjistruara me vonesë dhe gjashtë departamente pa asnjë të punësuar
Next Article Stojanoski e arsyetoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?