By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?
Kosovë

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

admin
Last updated: 27/10/2026 15:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.6% më 2026, ndërsa inflacioni të arrijë mesatarisht 6%. Banka Botërore paralajmëron se zgjatja e pasigurisë politike mund të vonojë reformat, të dobësojë besimin e investitorëve dhe të rrezikojë qasjen në financimin e jashtëm.

Në raportin “Macro Poverty Outlook” të tetorit 2026, institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se konsumi do të vazhdojë të jetë shtytësi kryesor i ekonomisë së Kosovës, i mbështetur nga pagat, transferet qeveritare dhe remitancat, raporton KosovaPress.

Projeksioni për këtë vit është i njëjtë me rritjen e shënuar më 2025. Për vitin 2027 parashikohet zgjerim ekonomik prej 3.8%, ndërsa për vitin 2028 prej 3.9%.

Megjithatë, Banka Botërore thekson se rreziqet mbeten të konsiderueshme. Krahas zhvillimeve politike brenda vendit, çmimet më të larta të karburanteve dhe pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të rëndojnë aktivitetin ekonomik. Investimet përballen gjithashtu me kosto më të larta të importeve.

Sipas raportit, ekonomia u rrit me 5.4% në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga eksportet neto dhe konsumi qeveritar. Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e mallrave u shtuan me 19% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa ato të shërbimeve me 13%.

Presioni i çmimeve, ndërkaq, vazhdoi të ndikojë të ardhurat e qytetarëve. Inflacioni mesatar në 6 muajt e parë arriti në 6.5%. Ndonëse rritja vjetore e çmimeve të ushqimeve u ngadalësua nga 8% në shkurt në 2.7% në korrik, transporti shënoi shtrenjtim dyshifror duke filluar nga marsi.

Banka Botërore parashikon që varfëria të ulet lehtë, nga 22.2% më 2025 në 22% më 2026, sipas pragut prej 8.30 dollarësh në ditë, të përshtatur për fuqinë blerëse. Norma pritet të zbresë në 21.1% më 2027 dhe në 20.2% më 2028.

Raporti paralajmëron se një rritje e re e çmimeve ushqimore do të përbënte rrezik të veçantë për familjet më të cenueshme. Ushqimi zë 64% të konsumit të përgjithshëm të 10% më të varfër të popullsisë.

Në financat publike, të hyrat tatimore në 7 muajt e parë u rritën mesatarisht me 9%, por shpenzimet u shtuan me 19%. Banka Botërore evidenton nevojën për ndihmë sociale më të shënjestruar dhe për orientimin e shpenzimeve drejt investimeve kapitale cilësore.

Për rritje më të qëndrueshme, institucioni kërkon përshpejtimin e zbatimit të Planit të Rritjes të BE-së, investime në energji, infrastrukturë dhe arsim, si dhe përmirësim të mjedisit të biznesit. Përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës dhe aftësimi profesional vlerësohen gjithashtu si thelbësore për krijimin e më shumë vendeve të punës.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami diskuton bashkëpunimin me Rrjetin e Grave në Shkencë
Next Article Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?