By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Petrushevski: Me ribalancin po harmonizojmë mjetet buxhetore me dinamikën reale të projekteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Petrushevski: Me ribalancin po harmonizojmë mjetet buxhetore me dinamikën reale të projekteve
Maqedoni

Petrushevski: Me ribalancin po harmonizojmë mjetet buxhetore me dinamikën reale të projekteve

admin
Last updated: 27/10/2026 15:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Brane Petrushevski, deputet dhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, në seancën e sotme të Komisionit për Financim dhe Buxhet deklaroi se Buxheti nuk është një dokument statik dhe se ai duhet t’u përgjigjet rrethanave reale, veçanërisht kur kushtet ekonomike dhe pritjet për realizimin e tij ndryshojnë. Sipas Petrushevskit, “menaxhimi i përgjegjshëm nënkupton përshtatjen në kohë të të hyrave dhe shpenzimeve, ruajtjen e prioriteteve dhe përmbushjen e rregullt të obligimeve ndaj qytetarëve”.

Petrushevski tha se me ribalancin e propozuar, të hyrat e përgjithshme të Buxhetit zvogëlohen nga 379.5 në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme nga 425.8 në 420.5 miliardë denarë. Kjo paraqet një ulje prej rreth 5.3 miliardë denarësh si në anën e të hyrave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve, ndërsa deficiti buxhetor mbetet 46.3 miliardë denarë, respektivisht 4.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai theksoi se me këtë ribalanc nuk parashihet rritje shtesë e deficitit.

Deputeti Petrushevski sqaroi se me ribalancin zvogëlohen shpenzimet kapitale dhe se gjatë planifikimit të tyre është marrë parasysh dinamika reale e projekteve dhe koha që ka mbetur deri në fund të vitit fiskal, duke i harmonizuar mjetet e planifikuara me mundësitë reale për realizimin e tyre.

“Me ribalancin, shpenzimet kapitale zvogëlohen për rreth 5.8 miliardë denarë. Gjatë planifikimit të shpenzimeve është marrë parasysh dinamika reale e projekteve dhe koha që ka mbetur deri në fund të vitit fiskal. Kanë mbetur më pak se dy muaj, prandaj mjetet e planifikuara janë harmonizuar me mundësitë reale për zbatimin e tyre”, tha Petrushevski.

Ai shtoi se qëllimi i këtij buxheti është të jetë realist dhe që mjetet të planifikohen në përputhje me dinamikën e pritshme të realizimit.

“Është e rëndësishme të ndiqet realizimi dhe të sigurohet vazhdimi i projekteve prioritare”, theksoi ai.

Petrushevski kujtoi se paralelisht po zhvillohet një cikël i madh investimesh në të gjithë territorin e Maqedonisë, ku përfshihen gjashtë akse autostradash, dy interkoneksione të gazit, infrastruktura ndërkufitare elektroenergjetike dhe infrastruktura hekurudhore, projekte që kanë rëndësi për lidhshmërinë, sigurinë energjetike dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

“Thelbi i këtij ribalanci është i qartë: të harmonizohen mjetet buxhetore me dinamikën reale të projekteve, duke vazhduar njëkohësisht investimet që lidhin rajonet, zhvillojnë komunat dhe krijojnë kushte për vazhdimin e rritjes ekonomike”, deklaroi Petrushevski.

Në fund ai theksoi se obligimi i institucioneve nuk është vetëm miratimi i buxhetit ose i ribalancit, por sigurimi që paratë publike të shpenzohen me përgjegjësi, transparencë dhe në interes të qytetarëve.

“Çdo denar nga Buxheti duhet të ketë një qëllim dhe arsyetim të qartë. Ky ribalanc është zgjedhje e përgjegjësisë përballë populizmit, stabilitetit përballë pasigurisë financiare dhe rezultateve konkrete përballë premtimeve boshe”, përfundoi Petrushevski.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së
Next Article Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?