By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

admin
Last updated: 27/10/2026 16:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e veprimtarive arsimore, shkencore-kërkimore dhe profesionale.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, dhe Drejtori i Institutit për Standardizim, z. Gazmend Aliu.

Në këtë takim, Rektori shoqërohej nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi, dhe dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Gafur Xhabiri. Ndërkaq, nga Instituti për Standardizim morën pjesë edhe Dr. Sonja Cerepnalkovska, Vilijam Hristovski, Goran Pletvarski, Maja Koliç dhe Faton Mustafi.

Ky bashkëpunim synon të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet komunitetit akademik dhe institucioneve profesionale, duke nxitur shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ekspertizës në fushën e standardizimit, menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe zbatimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të marrëveshjes parashikohet realizimi i projekteve të përbashkëta shkencore-kërkimore, organizimi i konferencave, ligjëratave, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe përfshirja e ekspertëve të Institutit në aktivitete të ndryshme akademike.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe krijimit të mundësive për praktikë studentore, përmes së cilës studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me proceset e standardizimit dhe zbatimin praktik të standardeve, duke avancuar kompetencat e tyre profesionale dhe përgatitjen për tregun e punës.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet
Next Article Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?