By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë
Shqipëri

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

admin
Last updated: 27/10/2026 16:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Studentë dhe protestues u grumbulluan pasditen e sotme në ditën e 15-të të protestës përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Një grup studentësh u nis nga Fakulteti i Mjekësisë dhe u bashkuan me protestuesit e tjerë përpara Ministrisë së Arsimit.

Përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ndodhen forcat e Policisë, si dhe një autobot në rast se do të ketë tensione me protestuesit.

Protesta e të rinjve vijon të mbështetet nga pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar mësimin që prej 21 tetorit, në shenjë solidariteti me të rinjtë.

Studentët edhe sot vijuan thirrjet për dorëheqjen e Ramës përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata i kanë vënë flakën disa kartonave dhe dy kosha mbeturinash përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pas ndalesës për rreth dy orë tek Ministria e Arsimit, të rinjtë dhe qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë ku dhe vijuan protestën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme protesta u zhvillua paqësisht dhe pa incidente. Ndërkohë që në ditët e mëparshme protestat u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme mes forcave të rendit dhe protestuesve, duke shënuar dhjetëra të lënduar si në radhët e Policisë, ashtu edhe të protestuesve.

Të rinjtë dhe studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar çdo ftesë për dialog nga ana e tij.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Karakaçi: Lidhen kontratat për 9 kilometrat e tjerë të rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, nxitje zhvillimit ekonomik të zonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti dhe Kasami presin Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus
Next Article Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?