By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata
Maqedoni

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

admin
Last updated: 27/10/2026 18:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor argument.mk/ – Pas vitesh pasigurie dhe pritjeje për vazhdimin e kontratave, po hapet rruga për zgjidhjen e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj mijëra të angazhuarve me kontrata në institucionet publike.

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it ka nënshkruar dhe dorëzuar, si bashkëpropozues, propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm.

Nisma përfshin të angazhuarit që plotësojnë kushtet në institucionet e përcaktuara në propozimligj. Janë njerëz që kanë punuar me vite, kanë mbajtur përgjegjësi dhe kanë kryer detyrat e tyre, pa e ditur nëse do t’u vazhdohej kontrata.

Ne gjithmonë kemi thënë se vendi i punës dhe buka e familjes nuk guxojnë të përdoren për shantazh apo për t’i mbajtur punonjësit nën varësi politike.

Kalimi në punësim të përhershëm parashikohet të bëhet në faza, sipas afateve të propozimligjit. Ai përfshin edhe mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe masa që punonjësit të mos mbahen me vite me kontrata të përkohshme.

Deputetët e VLEN-it do të angazhohen për miratimin e kësaj zgjidhjeje, pa bërë asnjë dallim, çfarëdo qoftë ai. Me miratimin dhe zbatimin e ligjit, puna shumëvjeçare e këtyre njerëzve do të shoqërohet më në fund me sigurinë që u ka munguar.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

Ish-kryetari i komunës së Lozovës, Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-kryetari i komunës së Lozovës, Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM
Next Article Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?