By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje
Maqedoni

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

admin
Last updated: 27/10/2026 19:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor argument.mk/ – Një mjek në burgun e Idrizovës kujdeset për rreth 691 të burgosur, ndërsa një infermier ose teknik mjekësor për afro 461 persona.

Këto janë disa nga të dhënat shqetësuese të raportit të Avokatit të Popullit për gjendjen e kujdesit shëndetësor në 11 institucione ndëshkuese-përmirësuese në vend. Sipas institucionit të avokatit të Popullit, mungesa e personelit mjekësor, pritjet e gjata për kontrolle specialistike, ndërprerjet e terapisë janë ndër problemet kryesore të evidentuara.

Në shtatë nga 11 institucionet është konstatuar mbipopullim, ndërsa në katër prej tyre kujdesi shëndetësor ofrohet në mënyrë periodike ose vetëm me thirrje.

Si probleme shtesë u theksuan mungesa e automjeteve dhe personelit për shoqërimin e të burgosurve drejt institucioneve shëndetësore, vonesat në diagnostikim dhe në marrjen e rezultateve mjekësore, si dhe vështirësitë në shpërndarjen e terapisë.

“Fakti që dikush është i paraburgosur ose i dënuar nuk do të thotë se nuk mund t’i gëzojë të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve të tjerë. Përkundrazi, shteti duhet t’ua garantojë këto të drejta dhe t’u sigurojë me kohë kujdes shëndetësor cilësor.”, – deklaroi Avokati i Popullit, Faton Selami.

“Sipas standardeve ndërkombëtare, një mjek duhet t’u shërbejë rreth 300 të burgosurve. Nuk paraqiten, nuk janë të interesuar, me siguri për shkak të kushteve financiare apo për shkak të hapësirave të mbyllura të burgjeve. Ketë e kemi konstatuar edhe në raport.”, – theksoi zëvendësavokatja e Popullit, Sonja Trifunovska.

Edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, vlerësoi se qasja në kujdesin shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut, e cila kërkon angazhim institucional dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet organeve përgjegjëse.

“Respektimi i kësaj të drejte kërkon angazhim të qartë institucional dhe bashkëpunim efikas ndërmjet organeve dhe profesionistëve përgjegjës për ofrimin e kujdesit shëndetësor.”, – u shpreh shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.

Me këtë rast u tha se kërkohet një zgjidhje e përbashkët nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Ish-kryetari i komunës së Lozovës, Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon
Next Article Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?