By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Bota

Zelensky diskuton me zyrtarët amerikanë raundin e ardhshëm të bisedimeve Ukrainë-Rusi

admin
Last updated: 05/11/2026 11:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 5 nëntor, argument.mk/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar me zyrtarët amerikanë përgatitjet e raundit të ardhshëm të bisedimeve me Rusinë në Abu Dabi, gjatë vizitës së tij në Madrid.

Zelensky tha dje se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Bisedimet duhet të vijojnë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt”, tha Zelensky, sipas zyrës së tij në Kiev.

Ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ndërmerrte hapat e nevojshëm dhe se propozimet e saj ia kishte paraqitur tashmë palës amerikane.

“Paqja nuk ka alternativë dhe garancitë e sigurisë pas luftës, duhet të jenë vërtet të pakushtëzuara dhe të qëndrueshme. Po punojmë që kjo të bëhet realitet”, deklaroi Zelensky.

Takimi tripalësh, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmjetësojnë mes Ukrainës dhe Rusisë, synon të rifillojë procesin diplomatik të ndërprerë në shkurt.

Bisedimet janë planifikuar të zhvillohen të martën dhe të mërkurën në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Megjithatë, pritshmëritë për një përparim të rëndësishëm mbeten të ulëta, pasi Moska deri më tani, nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë nga synimi i saj për të nënshtruar Ukrainën.

Zelensky përshëndeti gjithashtu bisedimet e zhvilluara dje në Bruksel për rindërtimin e vendit të tij, të dëmtuar rëndë nga lufta.

Në takim morën pjesë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, SHBA-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja, Banka Botërore dhe Ukraina.

“Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të diskutohen në Bruksel të enjten”, tha Zelensky.

“Gjatë vizitës në Spanjë, vëmendja u përqendrua te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, mbrojtja ajrore dhe siguria e civilëve”, shtoi presidenti ukrainas.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës së prokurores në Dibër
Next Article Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Vance distancohet nga Trump
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?