By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Organet e zbatimit të ligjit krijojnë Platformën për Menaxhimin e Hetimeve Penale – përmes llogaridhënies drejt ndjekjes më të shpejtë të kriminalitetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Organet e zbatimit të ligjit krijojnë Platformën për Menaxhimin e Hetimeve Penale – përmes llogaridhënies drejt ndjekjes më të shpejtë të kriminalitetit
Maqedoni

Organet e zbatimit të ligjit krijojnë Platformën për Menaxhimin e Hetimeve Penale – përmes llogaridhënies drejt ndjekjes më të shpejtë të kriminalitetit

admin
Last updated: 05/11/2026 13:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Drejtori i Doganave, Nikollovski: Po krijojmë një zinxhir të shpejtë dhe të pandërprerë të drejtësisë, duke dëshmuar qartë se Maqedonia është një partner i besueshëm dhe i barabartë i BE-së në luftën kundër krimit të organizuar.
Organet e zbatimit të ligjit po rrisin llogaridhënien për efikasitetin në ndjekjen penale të kriminalitetit.

Me një grant nga BE-ja, Drejtoria e Doganave, së bashku me Prokurorinë Publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare dhe Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar, po krijojnë një Sistem Digjital për Menaxhimin e Regjistrave të Zbatimit të Ligjit (LERMS), përmes të cilit pritet të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, duke prodhuar rezultate të matshme.
Sot, drejtori Boban Nikollovski, së bashku me Prokurorin Publik të Shtetit, Nenad Saveski, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe drejtorët e institucioneve të tjera për zbatimin e ligjit, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, duke vendosur kështu bazat për funksionimin e këtij sistemi.

Në ceremoninë solemne ishte e pranishme edhe Roberta Кorteze, udhëheqëse e Sektorit për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ekonomike dhe Bashkëpunimin Ndërkufitar në Delegacionin e BE-së.
„Me këtë hap po krijojmë një zinxhir të shpejtë dhe të pandërprerë të drejtësisë, duke dëshmuar qartë se Maqedonia është një partner i besueshëm dhe i barabartë i BE-së në luftën kundër krimit të organizuar. Përmes llogaridhënies maksimale sistemore, hetimeve të shpejta dhe marrjes së fuqisë financiare të kriminalitetit, ne nuk mbrojmë vetëm ekonominë dhe popullin tonë, por edhe Bashkimin Evropian, dhe kjo duhet të vlerësohet në nivelin më të lartë“, deklaroi drejtori Nikollovski, si dhe shtoi se Drejtoria e Doganave gjatë këtij viti ka paraqitur 180 kallëzime penale në Prokurorinë Publike dhe Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Me paraqitjen e kallëzimeve penale pranë prokurorive kompetente, do të mbahet evidencë digjitale për hetimin, pas së cilës të gjitha institucionet do të kenë detyrimin të dorëzojnë me kohë dhe në mënyrë të saktë të dhënat statistikore për veprimet që ndërmarrin në kuadër të hetimit në mënyrë që, Drejtoria e Doganave të ketë një pasqyrë të qartë mbi shpejtësinë e veprimit në të gjitha juridiksionet.
Përmes rritjes së llogaridhënies në veprimet institucionale, pritet të rritet efikasiteti, por mbi të gjitha edhe shpejtësia e realizimit të operacioneve, si një faktor kyç për neutralizimin e kriminalitetit.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ankesë për vendvotimin 2038 në Çellopek, sot vendos KSHZ-ja
Next Article Berisha: Raporti i Komisionit Evropian damkos qeverinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?