By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Raporti i Komisionit Evropian damkos qeverinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Raporti i Komisionit Evropian damkos qeverinë
Shqipëri

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian damkos qeverinë

admin
Last updated: 05/11/2026 13:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot në lidhje me progresraportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e cilësoi raportin si të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se, në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria paraqitet si një vend me tipare të diktaturës autoritare.

“Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Cili të dojë të krahasojë këtë raport me raportin e funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor të Malit të Zi dhe do të gjejë se Shqipëria krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare. Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës”, tha ai.

Sipas Berishës, raporti evidenton një sërë problematikash në funksionimin e institucioneve dhe kërkon nga Shqipëria 115 ndryshime gjatë vitit të ardhshëm.

“Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur”, tha Berisha.

Berisha deklaroi gjithashtu se raporti vë në pikëpyetje funksionimin e demokracisë, parlamentit dhe zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas tij, ndër problematikat kryesore evidentohen polarizimi i thellë politik, kontrolli i kufizuar parlamentar mbi qeverinë dhe nevoja urgjente për reformën zgjedhore. Ai tha se raporti i KE-së konstaton se vendimet e Gjykatës Kushtetueses nuk zbatohen.

“Demokracia, parlamenti dhe zgjedhjet janë vënë në pikëpyetje, thotë raporti. Ky është funksionimi i tyre. Ndër të tjera për shkak të një mjedisi thellësisht të polarizuar, kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin dhe nevojës urgjente për reformën zgjedhore. E konstatojnë se ai nuk do reformën. Dështimit të vazhdueshëm të parlamentit, dëgjojeni pak. Komisioni Evropian, për shkak të dështimit të vazhdueshëm të parlamentit për të zbatuar jo një, por disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk zbatohen. Kontrollit të kufizuar parlamentar mbi ekzekutivin”, tha ai.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Organet e zbatimit të ligjit krijojnë Platformën për Menaxhimin e Hetimeve Penale – përmes llogaridhënies drejt ndjekjes më të shpejtë të kriminalitetit
Next Article Pas fitores në Xhorxhia, Ossoff përmendet si kandidat i mundshëm në garën presidenciale të vitit 2028
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?