By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët e Universitetit të Tetovës prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët e Universitetit të Tetovës prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
Maqedoni

Studentët e Universitetit të Tetovës prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”

admin
Last updated: 05/11/2026 16:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Studentët e Universitetit të Tetovës, nga katedra e Informatikës, programi studimor Shkenca Kompjuterike, morën pjesë në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”, i organizuar më 2 nëntor 2026, në qendrën e inovacionit Innox Innovation Center në Shkup. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, studentët patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre inovative dhe të bëhen pjesë e një platforme që promovon kreativitetin, zhvillimin teknologjik dhe sipërmarrjen e të rinjve.

Universiteti i Tetovës u përfaqësua në këtë aktivitet me dy projekte inovative, të realizuara nga studentët Ar Imeri, Mal Hajrullai, Nuh Mehmedi, Fis Idrizi, Daut Asllani dhe Artan Ceka. Pjesëmarrja e tyre u zhvillua nën mentorimin dhe udhëheqjen profesionale të Mr. Sc. Verda Misimi dhe Doc. Dr. Shkurte Luma-Osmani, udhëheqëse e programit studimor Informatikë, të cilat kontribuuan në përgatitjen dhe orientimin e studentëve gjatë këtij procesi.

Një rëndësi të veçantë për Universitetin e Tetovës paraqet edhe përfshirja e tij në këtë program si Partner i Ekosistemit (Ecosystem Partner). Ky bashkëpunim krijon mundësi të reja për zgjerimin e pjesëmarrjes së studentëve dhe sipërmarrësve të rinj në iniciativa që synojnë zhvillimin e ideve inovative, avancimin e potencialit kreativ dhe ndërtimin e lidhjeve me aktorë të ndryshëm të ekosistemit rajonal të inovacionit.

Programi “Bridge to Balkans 2026” është  platformë mbështetëse për të rinjtë që synojnë të shndërrojnë idetë e tyre në iniciativa konkrete me potencial zhvillimi. Përmes mentorimit, orientimit profesional, përgatitjes për prezantimin e projekteve dhe mundësive për rrjetëzim, programi kontribuon në aftësimin e pjesëmarrësve dhe në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët e Universitetit të Tetovës përfituan një përvojë të vlefshme, duke pasur mundësi të avancojnë konceptet e projekteve të tyre, të ndajnë ide me pjesëmarrës të tjerë dhe të njihen më nga afër me praktikat e zhvillimit të projekteve inovative. Kjo përvojë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërthurjes së njohurive akademike me aftësitë praktike dhe kërkesat e mjedisit bashkëkohor teknologjik e sipërmarrës.

Në këtë kontekst, edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës kontribuon në promovimin e iniciativave të tilla, duke mbështetur angazhimin e studentëve në aktivitete që pasurojnë përvojën e tyre universitare dhe krijojnë mundësi për zhvillim akademik, profesional dhe personal. Nxitja e pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare dhe iniciativa inovative është një element i rëndësishëm në fuqizimin e rolit të studentëve dhe në zgjerimin e perspektivave të tyre për të ardhmen.

Pjesëmarrja e studentëve në “Bridge to Balkans 2026” dhe përfshirja e Universitetit të Tetovës si Partner i Ekosistemit pasqyrojnë angazhimin e institucionit për të krijuar mundësi të reja zhvillimi, për të mbështetur kreativitetin dhe inovacionin, si dhe për të promovuar frymën sipërmarrëse në mesin e studentëve. Njëkohësisht, ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e lidhjeve me organizata dhe institucione ndërkombëtare, duke krijuar hapësira për shkëmbim përvojash, avancim profesional dhe pjesëmarrje aktive në ekosistemin rajonal të inovacionit.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup
Next Article Banka Popullore: Në vitet 2025 dhe 2026 nuk janë regjistruar transaksione të mëdha me Rusinë dhe Serbinë përmes “ALTA Banka”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?