By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
Showbizz

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

admin
Last updated: 05/11/2026 16:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komediani dhe aktori britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual nga një juri në Londër, pas më shumë se tri javësh gjykim në Gjykatën Mbretërore të Southwark.

Brand, 51-vjeçar, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat gjatë procesit gjyqësor.

Vendimi u mor në ditën e tretë të deliberimit të jurisë, e cila ishte tërhequr për konsultime të martën, më 3 nëntor.

 Russell

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilat pika të aktakuzës është shpallur fajtor dhe për cilat mund të jetë liruar nga përgjegjësia.

Brand përballej me shtatë akuza, tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentim të sulmit të pahijshëm.

Akuzat lidhen me gjashtë gra dhe ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur nga viti 1999 deri në vitin 2009.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, aktori pranoi se në rininë e tij kishte qenë i fiksuar pas seksit, por mohoi të kishte kryer veprat për të cilat akuzohej.

Ai gjithashtu deklaroi se akuzat kishin pasur ndikim shkatërrues në jetën e tij.

Nga ana tjetër, mbrojtja pretendoi se marrëdhëniet kishin qenë me pëlqimin e të dyja palëve, duke vënë në pikëpyetje edhe dëshmitë e grave.

Hetimet ndaj Brand nisën në shtator të vitit 2023, pasi akuzat ndaj tij u publikuan fillimisht nga gazeta “The Times” dhe emisioni investigativ “Dispatches” i Channel 4. Ai u akuzua zyrtarisht në prill të vitit 2025.

Data e shqiptimit të dënimit ende nuk është bërë e ditur. Sipas udhëzimeve të sistemit britanik të drejtësisë, dënimi për përdhunim mund të variojë nga katër deri në 19 vjet burgim, ndërsa në rastet më të rënda mund të shqiptohet edhe burgim i përjetshëm.

You Might Also Like

Publikoi video pornografike të VIP-ave, bëhet për spital Elton Tozaj

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor
Next Article Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?