By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt
Shqipëri

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

admin
Last updated: 11/11/2026 12:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mes kreut të këtij institucioni, Ilirjan Celibashi, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri të ditur se ambasadorja vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por theksoi se faza e fundit e procesit është më e vështira dhe kërkon angazhim më të madh në një kohë të shkurtër.

Sipas saj, Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për të arritur rezultatet e pritshme, ndërsa rekomandimet e ODIHR-it duhet të zbatohen pas një debati të mirëfilltë dhe reforma zgjedhore të përmbyllet sa më shpejt.

Ambasadorja Moreira de Sousa ripohoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur KQZ-në, duke kërkuar identifikimin e fushave ku asistenca evropiane mund të sjellë më shumë vlerë në punën e institucionit.

Nga ana e tij, Celibashi falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se KQZ-ja ka zbatuar rekomandimet me karakter teknik, ndërsa ato që lidhen me vendimmarrjen politike kërkojnë angazhimin e Qeverisë dhe Kuvendit.

Kreu i KQZ-së nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në funksion edhe të afrimit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se, përgjegjësia për cilësinë e zgjedhjeve nuk i përket vetëm KQZ-së, por të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë.

Në takim u ra dakord se reforma zgjedhore duhet të trajtojë disa çështje kryesore, si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, veprimtaria e administratës publike gjatë fushatës, financimi i fushatave zgjedhore, profesionalizimi i administratës zgjedhore dhe garantimi i së drejtës së votës për qytetarët që nuk kanë mundësi të votojnë.

Celibashi theksoi se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Bashkimin Evropian për zhvillimin e proceseve zgjedhore sa më të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Ambasadorja franceze: Dënojmë aktet e dhunshme në protesta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira
Next Article Nikolloski – Sivanjanam: Konfirmohet partneriteti strategjik, investime të fuqishme me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?