Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka dënuar aktet e dhunshme gjatë protestave.
Gjatë një aktiviteti në Korçë, ku u prezantua një ekspozitë fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore, ambasadorja u pyet nëse protestat në Francë kanë ngjashmëri me ato në Shqipëri.
Suard nënvizoi qëndrimin e saj kundër dhunës në të dyja vendet.
“Nuk dëshiroj të bëj më shumë komente, por dua të them, si në Francë, ashtu edhe në Shqipëri, ne dënojmë në mënyrë të veçantë aktet e dhunshme”, u shpreh ambasadorja.

