By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike
Shqipëri

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

admin
Last updated: 11/11/2026 12:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Fuqizimi i institucionit të Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli i institucioneve të pavarura në procesin e integrimit evropian ishin në fokus të takimit mes Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Gjatë takimit, ambasadorja prezantoi gjetjet e Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026, ku nënvizohet nevoja për mbështetjen dhe forcimin e këtij institucioni.

Shabani bëri të ditur se institucioni po përballet me rritje të ngarkesës së punës, pasi numri i ankesave të qytetarëve është shtuar me rreth një të tretën krahasuar me një vit më parë. Paralelisht, roli i Avokatit të Popullit po zgjerohet në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire.

Ambasadorja Moreira de Sousa theksoi se raporti evidenton mungesën e burimeve njerëzore dhe financiare në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, duke kërkuar që këto problematika të adresohen nga Kuvendi.

Shabani propozoi që zbatimi i rekomandimeve të institucioneve të pavarura të përfshihet si pikë e përhershme në dialogun mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare për Kapitullin 23.

Në takim u diskutua edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, zbatimi i të cilave vlerësohet si sfidues në raportin e Komisionit Evropian, si dhe për perspektivën e të rinjve në një Shqipëri evropiane, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përgjegjësitë që shoqërojnë anëtarësimin në BE.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian e cilësoi Avokatin e Popullit një partner të rëndësishëm në mbikëqyrjen institucionale dhe forcimin e llogaridhënies demokratike, duke rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për rritjen e rolit të këtij institucioni në procesin e integrimit.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Ambasadorja franceze: Dënojmë aktet e dhunshme në protesta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sllaveski ka ngritur kallëzime penale ndaj Filipçes, Dimitrieviqit dhe Zhernovskit për rastin e Alta Bankës
Next Article BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?