By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Autoriteti i Konkurrencës merr nën kontroll ndihmën shtetërore, ndryshimet prekin edhe bujqësinë, peshkimin dhe akuakulturën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Autoriteti i Konkurrencës merr nën kontroll ndihmën shtetërore, ndryshimet prekin edhe bujqësinë, peshkimin dhe akuakulturën
Shqipëri

Autoriteti i Konkurrencës merr nën kontroll ndihmën shtetërore, ndryshimet prekin edhe bujqësinë, peshkimin dhe akuakulturën

admin
Last updated: 13/11/2026 10:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Autoriteti i Konkurrencës do të marrë nën kontroll ndihmën shtetërore në Shqipëri kompetenca të cilat do të nisin zbatimin pas 1 korrikut të vitit të ardhshëm.

Qeveria ka miratuar dje ndryshimet në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndihmën shtetërore” ku Komisioni aktual i Ndihmës Shtetërore do të pushojë së funksionuari në 2027.

Sipas ndryshimeve, Komisioni i Konkurrencës do të bëhet organi vendimmarrës për ndihmën shtetërore, ndërsa pranë Autoritetit do të krijohet një strukturë e posaçme për shqyrtimin, hetimin dhe monitorimin e skemave të mbështetjes.

Një risi e rëndësishme në projektligj është përfshirja e plotë në fushën e zbatimit të ligjit edhe e sektorëve të bujqësisë, peshkimit dhe akuakulturës, krahas sektorëve të tjerë të prodhimit dhe shërbimeve.

“Ministria përgjegjëse për bujqësinë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe institucionet e tjera publike, që administrojnë ose zbatojnë skema të ndihmës shtetërore në sektorët e bujqësisë, peshkimit, gjatë periudhës kalimtare, vënë në dispozicion të Autoritetit të Konkurrencës dokumentacionin, regjistrat, bazat e të dhënave dhe informacionin për skemat ekzistuese dhe ndihmat individuale, sipas procedurave të përcaktuara për procesin e transferimit”, thuhet në projektligj.

Një tjetër ndryshim konkret është detyrimi për dhënësit dhe përfituesit e ndihmës shtetërore, institucionet publike dhe subjektet e tjera që disponojnë informacion të nevojshëm, për të bashkëpunuar me Autoritetin e Konkurrencës dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të përcaktuara.

Mosdhënia e informacionit, paraqitja e të dhënave të pasakta ose të rreme, mosraportimi dhe moszbatimi i vendimeve të Komisionit të Konkurrencës do të përbëjnë shkelje administrative.

Autoriteti do të ketë gjithashtu kompetencë të urdhërojë pezullimin, ndryshimin ose kthimin e ndihmës shtetërore të paligjshme ose të papajtueshme me ligjin.

Projektligji parashikon që Autoriteti i Konkurrencës të paraqesë në Kuvend, deri më 30 qershor të çdo viti, raportin për zbatimin e rregullave të ndihmës shtetërore gjatë vitit pararendës.

Ndryshimet synojnë përqendrimin e kontrollit të ndihmës shtetërore në një institucion të pavarur, rritjen e transparencës dhe forcimin e mbikëqyrjes mbi mënyrën se si përdoren fondet publike për mbështetjen e bizneseve.

Projektligji parashikon gjithashtu përafrimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor shqiptar me rregullat e Bashkimit Evropian për ndihmën shtetërore.

Ky projektligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

You Might Also Like

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Britania e Madhe, aleate e posaçme e Kosovës
Next Article Katër viktima pas një sulmi masiv ukrainas me 1 198 dronë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?