By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit
MaqedoniShqipëri

Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit

admin
Last updated: 13/11/2026 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, raporton KDP duke u thirrur në burime të besueshme partiake.

Vizita e kryeministrit shqiptar përkon me 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ngjarjes historike të vitit 1908 që vendosi themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe.

Përveç karakterit përkujtimor, vizita pritet të ketë edhe dimension politik, për shkak të takimeve të paralajmëruara me përfaqësuesit e partive shqiptare.

Ardhja e Ramës në Manastir vjen në një periudhë debatesh politike për përdorimin e gjuhës shqipe, pozitën institucionale të shqiptarëve dhe marrëdhëniet ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në ditët e fundit, çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur reagime nga organizata shqiptare dhe ka rikthyer në vëmendje debatin për zbatimin e të drejtave gjuhësore.

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAONM) u bëri thirrje partive shqiptare, veçanërisht atyre që janë pjesë e qeverisë, të tregojnë përgjegjësi të përbashkët dhe unitet politik në çështjet që lidhen me të drejtat themelore të shqiptarëve.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve të Ramës me liderët shqiptarë.

Më 22 nëntor shënohet përvjetori i përfundimit të Kongresit të Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908 dhe bashkoi përfaqësues të trevave të ndryshme shqiptare për të njësuar alfabetin e gjuhës shqipe.

Kongresi konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në Maqedoninë e Veriut, Dita e Alfabetit është festë zyrtare për pjesëtarët e komunitetit shqiptar.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në këtë datë mbart simbolikë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe lidhjet kulturore ndërmjet shqiptarëve në rajon.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë
Next Article Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?