By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve
Shqipëri

Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve

admin
Last updated: 13/11/2026 11:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune në Porto Romano, në kuadër të nisjes së zbatimit të Sistemit të Plumbçeve Elektronike (E-Seals), një mekanizëm i ri për monitorimin dhe kontrollin e transportit nën mbikëqyrje doganore.

Gjatë vizitës, ministri Malaj u njoh nga afër me funksionimin e sistemit të ri, i cili mundëson monitorimin në kohë reale të autocisternave, nga momenti i nisjes deri në mbërritjen në pikën doganore të daljes, si dhe identifikimin automatik të devijimeve nga itinerari, ndalesave të pazakonta apo tentativave për cenimin e plumbçeve elektronike.

Zbatimi i këtij sistemi është pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, në përputhje me ndryshimet e miratuara në kuadrin rregullator doganor, të cilat synojnë kalimin gradual nga kontrollet tradicionale fizike drejt përdorimit të teknologjive inteligjente të gjurmimit dhe monitorimit të mallrave në tranzit.

Ministri Malaj theksoi se sistemi i ri sjell përfitime të drejtpërdrejta si për administratën doganore, ashtu edhe për operatorët ekonomikë.

“Është një proces i ri, i cili jo vetëm lehtëson procedurat për të gjithë ata operatorë ekonomikë që bëjnë transportin e hidrokarbureve dhe tranzitin e tyre nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, por, nga ana tjetër, ndihmon autoritetet doganore në luftën kundër kontrabandës së hidrokarbureve, si dhe mbron të ardhurat publike”, u shpreh ministri Malaj.

Ministri evidentoi katër përfitimet kryesore të sistemit të ri: mbrojtjen e të ardhurave publike, rritjen e eficiencës për operatorët ekonomikë, uljen e kostove operacionale të administratës doganore dhe forcimin e luftës kundër evazionit dhe kontrabandës.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, shpjegoi se më parë transporti i hidrokarbureve në tranzit realizohej përmes shoqërimit fizik të autocisternave nga administrata doganore, duke krijuar vonesa dhe grumbullime prej 30–40 autocisternash në terminal. Me sistemin e ri, pas përfundimit të procedurave të plumbosjes, autocisternat mund të nisen pa pritur formimin e kolonave, ndërsa lëvizja e tyre monitorohet elektronikisht gjatë gjithë itinerarit.

Salla e Monitorimit ndjek në kohë reale vendndodhjen, itinerarin dhe gjendjen e plumbçeve elektronike, duke marrë sinjalizime automatike për çdo devijim, ndalesë të pazakontë apo tentativë ndërhyrjeje. Këto sinjalizime shërbejnë për vlerësimin e riskut dhe përcaktimin e kontrolleve të nevojshme.

Gjatë fazës pilot, nga data 16 deri më 31 tetor, përmes këtij sistemi janë monitoruar 581 udhëtime, duke krijuar një bazë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore.

Zbatimi i Sistemit të Plumbçeve Elektronike shënon një tjetër hap drejt modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, duke forcuar kontrollin kundër evazionit dhe kontrabandës, si dhe mbrojtjen e të ardhurave publike.

You Might Also Like

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KPK-ja voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat
Next Article Kina autorizon GLP-1, pilula e parë për humbje peshe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?