By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veliçkovski: Pagesat e menjëhershme janë hapi i ardhshëm në modernizimin dhe ndërlidhjen rajonale të sistemit të pagesave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Veliçkovski: Pagesat e menjëhershme janë hapi i ardhshëm në modernizimin dhe ndërlidhjen rajonale të sistemit të pagesave
Maqedoni

Veliçkovski: Pagesat e menjëhershme janë hapi i ardhshëm në modernizimin dhe ndërlidhjen rajonale të sistemit të pagesave

admin
Last updated: 13/11/2026 13:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, Igor Veliçkovski, në fjalimin e tij në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të skemave rajonale të kartelave dhe infrastrukturave për tregun financiar dhe pagesat me pakicë, e cila u mbajt në Tiranë, theksoi se modernizimi i infrastrukturës së pagesave, vendosja e pagesave të menjëhershme dhe ndërlidhja me sistemet rajonale dhe evropiane të pagesave janë prioritetet tona për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit vendor të pagesave.

Veliçkovski, përmes një video-fjalimi, ishte folës në panel-diskutimin me titull „Pagesat e menjëhershme në Ballkanin Perëndimor“, me ç’rast deklaroi se, pas anëtarësimit të vendit tonë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), vendosja e sistemit kombëtar të pagesave të menjëhershme, i bazuar në klonin e TIPS-it, është hapi tjetër i rëndësishëm, i cili do të mundësojë pagesa në kohë reale, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe do të krijojë bazë për zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale dhe ndërlidhje më të madhe rajonale.

Veliçkovski theksoi se kloni i TIPS-it është vazhdimësi e natyrshme e reformave të nisura në fushën e pagesave dhe një mundësi që përfitimet nga modernizimi të zgjerohen edhe në fushën e pagesave të menjëhershme. Ndërsa SEPA vendos rregulla dhe standarde të përbashkëta për pagesat ndërkufitare në euro, kloni i TIPS-it do të sigurojë bazën teknologjike për shlyerjen e pagesave në kohë reale, me disponueshmëri të vazhdueshme.

Përfitimet nga infrastruktura e re nuk do të kufizohen vetëm në transaksione më të shpejta. Ajo do të krijojë kushte për zhvillimin e shërbimeve shtesë digjitale, siç janë pagesat e iniciuara përmes përdorimit të numrit të telefonit celular ose adresës elektronike, kërkesa për pagesë, verifikimi i pranuesit dhe pagesat e ndërveprueshme me kodin e përgjigjes së shpejtë, të ashtuquajturin kod QR.

„Me këtë do të nxitet përdorimi më i gjerë i pagesave digjitale, veçanërisht te tregtarët dhe kompanitë e vogla, do të mbështetet digjitalizimi i sektorit publik dhe privat dhe do të kontribuohet në uljen e përdorimit të parasë së gatshme“, tha Veliçkovski.

Duke folur për perspektivën rajonale, zëvendësguvernatori theksoi se një nga mundësitë më të mëdha që ofron kloni i TIPS-it është ndërlidhja e sistemeve kombëtare për pagesa të menjëhershme në pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërveprueshmëria e tyre e ardhshme me infrastrukturën evropiane të pagesave.

Në vend të zhvillimit të zgjidhjeve të izoluara kombëtare, është e nevojshme të ndërtohet një sistem rajonal i ndërlidhur, i cili do të mundësojë pagesa efikase ndërkufitare në kohë reale dhe disponueshmëri të shërbimeve të reja digjitale.

Si prioritete të ardhshme në planin për modernizimin e sistemit të pagesave, Veliçkovski veçoi zhvillimin e shërbimeve shtesë të ndërtuara mbi infrastrukturën për pagesa të menjëhershme dhe ndërlidhjen rajonale.

Qëllimi përfundimtar është kalimi nga pagesat standarde në pagesa të menjëhershme në denarë dhe euro, si dhe integrimi i sistemit vendor të pagesave në një ekosistem të ndërlidhur rajonal dhe evropian të pagesave.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë
Next Article Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?