Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e Kronit të Mbretit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në drejtim të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Deri më tani, nuk ka informacione për persona të lënduar apo për rrethanat që çuan në daljen e veturës nga rruga.
Ngasësit që qarkullojnë në këtë segment rrugor këshillohen të kenë kujdes të shtuar.



