By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrau shqiptarin në Spanjë për 5 euro, prokuroria kërkon mbi 22 vjet burg për 52-vjeçarin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Vrau shqiptarin në Spanjë për 5 euro, prokuroria kërkon mbi 22 vjet burg për 52-vjeçarin
Kronika

Vrau shqiptarin në Spanjë për 5 euro, prokuroria kërkon mbi 22 vjet burg për 52-vjeçarin

admin
Last updated: 16/11/2026 09:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 22 vjet e 5 muaj burg për një 52-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e shqiptarit A.R, pas një konflikti për vetëm 5 euro. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 2 mars 2023, në Riudarenes, në provincën e Gironës, në Katalonjë.

Sipas raportimit të gazetës spanjolle El Pais, shqiptari jetonte që nga fundi i vitit 2022 me të dyshuarin, të njohur me nofkën “El Seco”, në një banesë ku të dy kujdeseshin dhe ruanin një plantacion kanabisi.

Marrëdhëniet mes tyre ishin përkeqësuar dhe dyshohet se kishin pasur edhe përleshje të mëparshme.

Natën e 2 marsit 2023, ai u zhduk pa lënë gjurmë. Disa ditë më vonë, një i njohur i tij njoftoi policinë katalanase për zhdukjen, ndërsa hetuesit arrestuan 52-vjeçarin dhe zbuluan plantacionin e kanabisit në banesë.

Megjithatë, për shqiptarin nuk u gjet asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

Sipas dyshimeve të hetuesve, konflikti fatal kishte nisur pasi 52-vjeçari e akuzonte shqiptarin se i kishte marrë 5 euro.

Prokuroria pretendon se i dyshuari e kishte sulmuar atë teksa ai ndodhej i shtrirë në shtrat dhe nuk kishte mundësi të mbrohej, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Trupi i shqiptarit nuk u gjet kurrë i plotë. Më 17 prill 2023, rreth një muaj e gjysmë pas zhdukjes, një person që po shëtiste qenin zbuloi një numër të madh eshtrash në një zonë pyjore, e përdorur edhe si vendgrumbullim mbeturinash, pranë banesës ku dyshohet se ndodhi vrasja.

Sipas prokurorisë, i dyshuari kishte transportuar trupin në atë zonë me qëllim që kafshët e egra, përfshirë derrat e egër dhe qentë, ta copëtonin dhe të zhduknin gjurmët e krimit.

Pranë eshtrave u gjet edhe një thikë, ndërsa hetuesit zbuluan gjurmë gjaku në dhomën e gjumit, në një furgon që dyshohet se ishte përdorur për transportimin e trupit, si dhe në disa sende personale dhe rroba.

Prokuroria e akuzon 52-vjeçarin për vrasje dhe përdhosje të kufomës, ndërsa kërkon gjithsej 22 vjet e 5 muaj burg. Ndërkohë, familjarët e viktimës, përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, kanë kërkuar dënim deri në 25 vjet burg dhe dëmshpërblime më të larta.

I dyshuari i mohon akuzat. Mbrojtja e tij pretendon se çështja mbështetet kryesisht në prova indirekte dhe kërkon pushimin e procedurës, duke kundërshtuar mënyrën se si hetuesit kanë lidhur gjurmët e gjakut dhe provat e tjera me autorësinë e krimit.

Pas përfundimit të hetimeve, gjykata në Santa Coloma de Farners ka vendosur që çështja të kalojë në gjykim me juri.

You Might Also Like

Nëna nga Kumanova detyronte dy fëmijët e mitur të punonin dhe të lypnin, ngrihet kallëzim penal

Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë

MPB: Kallëzim penal kundër dhunuesit nga Ohri

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

Privohen nga liria dy persona në Negotinë, policia sekuestron marihuanë dhe lëndë pluhurore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Është top lojtar”, Klopp refuzon të dëgjojë kritikat për yllin gjerman
Next Article Katër arinj pushtojnë bletarinë në Pelister, shkatërrojnë dhjetëra koloni bletësh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?