Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Nëpunës policorë të NJPB Negotinë dje e kanë privuar nga liria D.D. (45) nga fshati Dubrovë, rrethina e Negotinës dhe B.M. (26) nga Negotina.
MPB njofton se sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të tyre, me ç’ast në shtëpinë e D.D. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa në shtëpinë e B.M. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një lëndë pluhurore e bardhë, para dhe letra mbështjellëse (rizlla).
“Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

