Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi interpretimit të këngës nacionaliste që u lëshua në një organizim të Bashkimit Evropian në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova. Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda. Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, Osmani në Facebook.

