Bruksel, 16 nëntor, argument.mk/ – Zgjerimi i Bashkimit Evropian paraqet një imperativ gjeostrategjik dhe investim afatgjatë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot mori pjesë në Forumin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian – EU Enlargement Forum 2026, që po mbahet në Bruksel.
Sipas Mickoskit, zgjerimi i Unionit ka rëndësi strategjike për të gjithë kontinentin evropian, pasi përfaqëson një investim afatgjatë në paqe, stabilitet dhe siguri.
Ai theksoi se integrimi evropian mbetet një angazhim strategjik dhe interes kombëtar afatgjatë i Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
“Angazhimi ynë ndaj reformave, mbrojtjes së interesave kombëtare dhe përmbushjes së standardeve evropiane duhet të shoqërohet me një perspektivë të qartë dhe të besueshme evropiane”, tha Mickoski.
Pjesëmarrja e kryeministrit në Forumin për Zgjerimin e BE-së në Bruksel paraqet një mundësi për të përcjellë qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me procesin e integrimit evropian dhe pritjet për një perspektivë të qartë të anëtarësimit.
Në fokus të forumit është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësia e tij për të ardhmen, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

