Ohër, 16 nëntor argument.mk/ – Kristijan Koraboski (31), i dyshuari për sulmin brutal ndaj vajzës 26-vjeçare në Ohër, kishte 1.29 promil alkool në gjak, tregoi alkotesti i kryer nga policia. Ndaj tij do të ngrihen akuza shtesë edhe për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, përcjell gazeta KOHA.
“Policia e Ohrit konfirmoi se Koraboski po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit natën kur sulmoi vajzën. Për shkak të kësaj, ndaj tij do të ngrihet edhe kallëzim penal për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.
Ndaj 31-vjeçarit nga Ohri tashmë është ngritur kallëzim penal për lëndim të rëndë trupor.
Sipas njoftimit të policisë, sulmi ndodhi më 15 nëntor në mëngjesin e hershëm pas një grindjeje që filloi në shtëpinë e tij dhe vazhdoi në makinë. Vajza u sulmua fizikisht, dhe pasi ai ndaloi automjetin, sulmi vazhdoi dhe ajo humbi ndjenjat.
Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata paraprakisht kushte vendosur ta lë të lirë, duke ia ndaluar afrimin me vajzën brenda 50 metrave dhe konfiskimin e pasaportës. Por, pas reagimeve, ai sot u arrestua.

