By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit, drejt jetësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit, drejt jetësimit
Shqipëri

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit, drejt jetësimit

admin
Last updated: 18/11/2026 09:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, është drejt jetësimit, me një model të ri menaxhimi që po hartohet në bashkëpunim me UNICEF-in.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në një takim me përfaqësues të UNICEF-it në Shqipëri, mes tyre Murat Sahin dhe ekipin këshillues, u prezantua puna për Planin e Menaxhimit të qendrës.

Sipas Gonxhes, kompleksi i ri do të ofrojë hapësira moderne për edukimin artistik, krijimtarinë dhe zhvillimin e talenteve të reja. Në fokus të bashkëpunimit është programacioni artistik dhe edukativ, përmes programeve në teatër, muzikë, balet, arte pamore dhe disiplina të tjera krijuese.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një rrjeti bashkëpunimi me qendrat kulturore në të gjithë vendin, shkollat, institucionet artistike dhe profesionistët e artit, me synimin për të nxitur pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete dhe zbulimin e talenteve të reja.

Paralelisht me përfundimin e punimeve, mobilimin dhe pajisjen e ambienteve me teknologji audiovizive e skenike, po punohet për një model profesional dhe të qëndrueshëm administrimi, i cili do të përfshijë kalendar publik aktivitetesh, shërbime digjitale, standarde sigurie dhe partneritete për garantimin e cilësisë dhe vazhdimësisë së programeve.

Gonxhja e cilësoi qendrën një investim të rëndësishëm për fëmijët, familjet, artistët dhe edukatorët, me synimin që ajo të kthehet në një pikë referimi për krijimtarinë dhe edukimin kulturor bashkëkohor, si dhe për zhvillimin e brezave të ardhshëm të artistëve shqiptarë.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi diskuton projektligjet e paketës fiskale dhe buxhetin e vitit 2027
Next Article Sot mblidhen 7 komisione parlamentare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?