By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meksika, Peruja dhe Kili zhvillojnë takime me Xi në samitin e APEC-ut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Meksika, Peruja dhe Kili zhvillojnë takime me Xi në samitin e APEC-ut
BotaKina

Meksika, Peruja dhe Kili zhvillojnë takime me Xi në samitin e APEC-ut

admin
Last updated: 18/11/2026 09:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Meksiko, 18 nëntor, argument.mk/ – Presidentët e Meksikës, Perusë dhe Kilit zhvilluan takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po mbahet në Kinë, me fokus forcimin e marrëdhënieve tregtare, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë takimit me Xi Jinping, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë hyrë në një epokë të re, të mbështetur në lidhjet e forta të miqësisë.

Ajo rikonfirmoi angazhimin e Meksikës për marrëveshjet shumëpalëshe dhe ftoi presidentin kinez të vizitojë vendin e saj në vitin 2028, kur Meksika do të presë samitin e ardhshëm të APEC-ut.

Sheinbaum u ndal edhe te marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Meksika vijon të diskutojë me Uashingtonin bashkëpunimin ekonomik dhe se do të veprojë gjithmonë në interes të vendit.

Gjatë qëndrimit në Kinë, ajo zhvilloi gjithashtu një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney, duke vënë në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes tre vendeve të Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, presidentja e Perusë, Keiko Fujimori, siguroi nga Kina një ndihmë financiare në formën e një donacioni prej 21,3 milionë eurosh, ose rreth 22,5 milionë dollarësh, për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga fenomeni klimatik “El Nino”.

Ajo rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Perusë për politikën e Kinës për “Një Kinë të vetme”, sipas së cilës Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij.

Nga ana tjetër, presidenti i Kilit, José Antonio Kast, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve të fundit diplomatike, rikonfirmoi rëndësinë e Kinës si një partner historik dhe si destinacioni kryesor i eksporteve kiliane të mineraleve dhe produkteve bujqësore.

Duke folur në forumin e biznesit, Kast theksoi se vendet që prodhojnë minerale duhet të zhvillojnë edhe përpunimin e tyre brenda territorit kombëtar, në vend që t’i eksportojnë vetëm si lëndë të para. Sipas tij, këto vende duhet të investojnë në teknologjitë e tyre, në mënyrë që të rrisin vlerën e produkteve dhe të zhvillojnë industrinë vendase.

Takimet zhvillohen në një kohë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkurrojnë për ndikim ekonomik dhe tregtar në Amerikën Latine, ndërsa vendet e rajonit synojnë të ruajnë marrëdhënie të qëndrueshme me të dyja fuqitë.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ”The Economist”: 10 zhvillimet që mund të ndryshojnë botën në 2027-n
Next Article Knesset zgjedh Matan Kahanan kryetar të ri të Parlamentit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?