By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia po përgatit sistem të ri të pagesës: Pagesa e autostradave pa rampa dhe pritje?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia po përgatit sistem të ri të pagesës: Pagesa e autostradave pa rampa dhe pritje?
Maqedoni

Maqedonia po përgatit sistem të ri të pagesës: Pagesa e autostradave pa rampa dhe pritje?

admin
Last updated: 18/11/2026 11:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill, argument.mk/ – Pagesa në pikat e autostradave në Maqedoni mund të marrë një mënyrë të re funksionimi, pa ndalimin e automjeteve në stacionet e pagesës. Qeveria po shqyrton vendosjen e një sistemi elektronik me të cilin qytetarët do të paguanin sipas numrit të kilometrave të përshkuar.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, paralajmëroi se do të përgatitet një zgjidhje ligjore për modelin e ri, ndërsa do të kërkohet edhe ndihma e ekspertëve nga Komuniteti Evropian i Transportit.

Sipas Nikolloskit, ky sistem do të mundësonte qarkullim më të shpejtë të trafikut, siguri më të madhe dhe pagesë më të drejtë, pasi shoferët do të paguanin vetëm për segmentin që realisht e kanë përdorur.

“Ideja jonë është të paguhet sipas kilometrit, gjë që do të jetë shumë më e drejtë se ajo që ndodh tani. Teorikisht, nëse niseni nga Demir Kapia dhe shkoni në Gjevgjeli, paguani 100 denarë në pikën e pagesës te Smokvica, ndërsa nëse niseni nga Shkupi drejt Gjevgjelisë, në të njëjtën pikë paguani sërish 100 denarë. Për banorët e Demir Kapisë kjo është e pandershme dhe e padrejtë. Prandaj mendojmë se duhet të paguhet sipas kilometrave të përshkuar, gjë që do ta ulë ndjeshëm koston”, deklaroi Nikolloski.

Ai informoi se në përgatitjen e zgjidhjes ligjore do të përfshihen ekspertë nga Komuniteti Evropian i Transportit, me qëllim që të shfrytëzohen përvojat e shteteve më të avancuara evropiane. Si shembuj nga rajoni ai përmendi Kroacinë, ku po përgatitet zbatimi i një sistemi të tillë, dhe Beogradin, ku ka filluar zbatimi i tij në unazën e qytetit.

Nikolloski pret që ligji të prezantohet gjatë muajit dhjetor.

Fillimisht, mënyra e re e pagesës do të zbatohej në autostradën Kërçovë-Ohër, për të cilën ministri pret që të vihet plotësisht në përdorim në muajin maj. Në javët e ardhshme, sipas paralajmërimeve, pritet të lëshohet në përdorim edhe pjesa më e vështirë e traseut, me katër galeri, ura, viadukte dhe tunelet më të gjata.

Plani është që sistemi gradualisht të zgjerohet edhe në segmentet e tjera autostradore që janë në ndërtim, ndër të cilat Prilep-Manastir, Bukojçan-Gostivar, Gostivar-Tetovë dhe Kërçovë-Bukojçan.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike
Next Article EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?