By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuredini: BDI mos te manipuloj me tabelat në Demir Hisar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nuredini: BDI mos te manipuloj me tabelat në Demir Hisar
Maqedoni

Nuredini: BDI mos te manipuloj me tabelat në Demir Hisar

admin
Last updated: 18/11/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – Vendosja e tabelave rrugore në Demir Hisar vetëm në maqedonisht është përdorur nga dega e BDI-së në Kërçovë dhe disa portale për të pretenduar se nuk po respektohet ligji.

Por drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Nuredin Fetai, thotë se ligji është i qartë dhe apelon që të mos manipulohet e të mos shërbehet me mashtrime dhe gënjeshtra.

BDI-Kërçovë në reagimin e saj ka kritikuar koalicionin VLEN dhe drejtuesit shqiptarë në institucionet publike, duke pretenduar se në fotografitë e publikuara më 10 nëntor 2026 nga kjo ndërmarrje për sinjalistikën e re në rrugën rajonale R1305, në relacionin Demir Hisar–Slladuevë, mbishkrimet janë vendosur vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa shqipja mungon plotësisht.

Nga ana tjetër, në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, drejtori Nuredin Fetai i ka hedhur poshtë këto akuza, duke sqaruar se segmenti rrugor gjendet në territorin e Komunës së Demir Hisarit, ku sipas kornizës ligjore në fuqi nuk plotësohen kushtet demografike për vendosjen e tabelave dygjuhësore.

“Kjo është manipulim i pastër dhe keqpërdorim duke u marrë me lajme të rrejshme, sepse edhe ashtu kanë funksionuar e funksionojnë me mashtrime e manipulime”, ka deklaruar Fetai për INA.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, vendosja e tabelave rrugore dhe mbishkrimeve në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase është e detyrueshme në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku bashkësia shqiptare përbën të paktën 20 për qind të popullsisë, si dhe në rrugët magjistrale dhe korridoret kryesore shtetërore, kusht ky që nuk plotësohet në territorin e Komunës së Demir Hisarit.(INA)

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska: Nuk ka taksim retroaktiv, rregullat tatimore vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët
Next Article Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?