By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit
Maqedoni

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

admin
Last updated: 18/11/2026 13:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se Qeveria ka miratuar ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit, me të cilat vendosen kufizime të qarta për organizimin e tyre, duke e cilësuar atë si ligjin më restriktiv të miratuar deri më tani në këtë fushë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, Nikolloski theksoi se ligji do të fillojë të zbatohet nga 1 janari dhe parashikon masa të reja për kufizimin e industrisë së lojërave të fatit.

“Ndryshimet përbëhen nga dy pjesë. E para ndalon gjithçka që lidhet me qëllimet propaganduese, nga reklamimi deri te pamja fizike e vitrinave dhe elemente të tjera të ngjashme. E dyta është kufizimi serioz i objekteve ku mund të organizohen lojërat e fatit. Jo vetëm që u vendos distanca prej 500 metrash nga shkollat, por u rritën edhe detyrimet që paguajnë organizatorët e lojërave të fatit, qoftë për aparat, licencë apo objekt. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet ndjeshëm numri i objekteve ku do të organizohen lojëra të fatit”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se nga 1 janari vetëm shteti, përmes Lotarisë Shtetërore, do të ketë të drejtën të organizojë lojëra të fatit online.

“Nga 1 janari, i vetmi subjekt që do të mund të organizojë lojëra të fatit online do të jetë shteti, përkatësisht Lotaria Shtetërore, përmes vetëm një personi juridik. E njëjta gjë vlen edhe për terminalet video-lotari (VLT), ku shteti do të jetë i vetmi organizator i këtyre lojërave përmes një subjekti të vetëm”, tha ai.

Nikolloski njoftoi gjithashtu se pas ardhjes së kësaj qeverie janë hequr licencat e tre kompanive që duhej të organizonin lojëra të fatit online.

“Janë hequr licencat e tre kompanive që duhej të organizonin lojëra të fatit online. Po ashtu është mbyllur platforma 2WIN, e cila ishte pjesë e Casino Austria dhe e terminaleve VLT. Gjithashtu janë iniciuar procedura penale. Aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor aktiv kundër Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe personave të tjerë të akuzuar, dhe pres që gjykata ta përfundojë këtë proces në mënyrë efikase dhe ata të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë”, deklaroi zëvendëskryeministri.

Ai theksoi se nevojitet kontroll i rreptë shtetëror për të parandaluar rikthimin e tregut të zi të lojërave të fatit.

“Në opinion kemi pasur këto ditë një rast interesant të lidhur me Iva Mihajlovën. Opinioni harron se babai i saj ishte dënuar si pjesë e aksionit ‘Detonator’, i cili para vitit 2013 nënkuptonte goditjen ndaj organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Të gjithë kujtohen për dhjetëra aparate që u ekspozuan në sheshin e Maqedonisë, ku u tregua se nëpërmjet tyre organizoheshin lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme”, tha Nikolloski.

Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me mosnënshkrimin e ligjit të mëparshëm për lojërat e fatit nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.

“Mendoj se opinioni meriton përgjigje edhe për një pyetje tjetër: a është e lidhur mosnënshkrimi i Ligjit për Lojërat e Fatit nga ish-presidenti Stevo Pendarovski me ndërtimin e një objekti në Vlae nga drejtori i atëhershëm i Agjencisë për Inteligjencë, Erol Musliu? Përkatësisht, a lidhen këto dy çështje dhe ku të çon gjurma e parave? I ftoj Prokurorinë, Policinë Financiare dhe Inteligjencën Financiare që të veprojnë sipas zërit publik për këtë çështje”, shtoi Nikolloski.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nuredini: BDI mos te manipuloj me tabelat në Demir Hisar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nuredini: BDI mos te manipuloj me tabelat në Demir Hisar
Next Article Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?