By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë ta rrisin borxhin publik edhe për dy miliardë euro në vitin 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë ta rrisin borxhin publik edhe për dy miliardë euro në vitin 2027
Maqedoni

LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë ta rrisin borxhin publik edhe për dy miliardë euro në vitin 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 12:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, se përmes Projektbuxhetit për vitin 2027 planifikojnë ta rrisin borxhin publik të vendit edhe për dy miliardë euro.

Nga LSDM thonë se pushteti po përpiqet ta arsyetojë këtë huamarrje me pretendimin se një pjesë e mjeteve do të përdoren për shlyerjen e borxheve ekzistuese, por sipas tyre, këto arsyetime nuk qëndrojnë.

“Për të justifikuar borxhin e madh, Koçovska dhe Mickoski gënjejnë, ashtu siç bëjnë për gjithçka tjetër. Në Projektbuxhetin për vitin 2027, të propozuar nga Koçovska, janë parashikuar 64.6 miliardë denarë, ose rreth një miliard euro, për shlyerjen e borxhit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas opozitës, pretendimet për borxhe të trashëguara janë demaskuar, ndërsa Mickoski, që nga ardhja në pushtet, e ka rritur borxhin publik për katër miliardë euro.

LSDM pretendon se kjo shumë përbën rritje prej 50 për qind krahasuar me borxhin e akumuluar të shtetit nga pavarësia deri në periudhën e mëparshme.

Nga kjo parti paralajmërojnë se me Projektbuxhetin për vitin 2027, qytetarët do të ngarkohen edhe me dy miliardë euro borxh të ri.

Opozita kritikon gjithashtu politikat ekonomike të Qeverisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës, ndërsa pagat nuk po e ndjekin këtë trend. Sipas LSDM-së, paralajmërimet për shtrenjtimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike gjatë vitit 2027 do të përbëjnë një goditje tjetër për standardin jetësor.

“Borxhe të reja për qytetarët, norma të larta interesi që duhet t’i paguajnë, ndërsa nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh, për rritjen e subvencionimit të vaktit studentor apo për bujqit”, deklarojnë nga LSDM.

Nga LSDM vlerësojnë se politikat e tilla ekonomike po e rëndojnë më tej gjendjen financiare të qytetarëve, ndërsa Qeveria po dështon të përmbushë premtimet për përmirësimin e standardit të jetesës.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimoglidu për rrjetin iranian: Barrën kryesore të hetimit e kanë shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut
Next Article Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?