By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimoglidu për rrjetin iranian: Barrën kryesore të hetimit e kanë shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimoglidu për rrjetin iranian: Barrën kryesore të hetimit e kanë shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

Dimoglidu për rrjetin iranian: Barrën kryesore të hetimit e kanë shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 28/11/2026 12:44
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Ky rast edhe një herë dëshmon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i mirë me autoritetet e huaja dhe ekzistenca e një rrjeti efikas të intelegjencës. Edhe pse nuk ishte e përfshirë ndonjë njësi e policisë greke, Shërbimi Kombëtar i Intelegjencë, përmes bashkëpunimit me vende të tjera, arriti të parandalojë një aktivitet të paligjshëm në territorin tonë, deklaroi zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidu, duke folur për televizionin shtetëror ERT lidhur me shkatërrimin e rrjetit iranian dhe theksoi se “barrën kryesore të hetimit e kishin shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dimoglidu shpjegoi se në të gjithë rastin, nga pala greke ishte përfshirë vetëm Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës dhe theksoi se ekzistojnë njoftime zyrtare “nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në të cilat përshkruhet veprimtaria e kësaj organizate kriminale dhe thuhet se objektivi i mundshëm ndodhej në Greqi, pa u përmendur persona konkretë”.

Lidhur me atë se kush ishte objektivi i një atentati apo akti terrorist, zëdhënësja e policisë greke shpjegoi se këtë e di shërbimi grek i inteligjencës, por edhe se pas arrestimeve dhe zhvillimit të hetimeve do të sqarohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Ne në policinë greke nuk e dimë konkretisht se kush ishte objektivi. Sigurisht, këtë e di Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës dhe ai tashmë ka ndërmarrë masat e nevojshme. Mendoj se tani, gjatë hetimit, pasi në vendet e tjera janë gjetur prova dhe janë kryer arrestime, do të sqarohet nëse bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar, përkatësisht për një vrasje që duhej të kryhej në vendin tonë ndaj një personi konkret, apo për diçka tjetër, siç është një sulm terrorist. Konsideroj se kjo do të përcaktohet gjatë hetimit, tani që të arrestuarit janë në duart e organeve kompetente”, shpjegoi Dimoglidu.

Zëdhënësja e policisë greke foli edhe për personin që ishte arrestuar në territorin e Greqisë dhe më pas ishte ekstraduar në vendin tonë, duke shpjeguar se ai ishte zbuluar në një vendkalim kufitar në kufirin verilindor me Turqinë, në përpjekje për t’u larguar nga vendi, ndërsa policët kishin konstatuar se ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalimit të qëndrimit si në Greqi, ashtu edhe në vende të tjera.

Zbulimi i rrjetit iranian që po përgatiste një sulm terrorist në Greqi, që nga dje, siç raportoi MIA, është lajmi kryesor në vendin fqinj jugor, ndërsa gazetarët po publikojnë analiza dhe informacione duke iu referuar burimeve të tyre.

Sa i përket personit që ishte objektiv i sulmit/atentatit në Greqi, në media mbizotërojnë disa skenarë, sipas njërit, bëhet fjalë për një biznesmen grek me prejardhje hebraike, sipas një tjetri, për një izraelit që punon në një kompani të madhe në Greqi, ndërsa sipas skenarit të tretë, bëhet fjalë për një person të lidhur me interesat izraelite.

Megjithatë, për asnjërin nga këta skenarë nuk ka konfirmim zyrtar.

Mediat në Greqi shkruajnë se vrasja ishte planifikuar në atë mënyrë që të krijohej përshtypja se bëhej fjalë për larje hesapesh, me qëllim që të fshihej lidhja e mundshme e sulmit me rrjetet iraniane.

Nga ana tjetër, për personin e arrestuar në Greqi, mediat raportuan se bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar të Maqedonisë, i cili ishte shpallur person i padëshiruar në vend për arsye të sigurisë kombëtare.

Gazeta “Katimerini”, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se me një automjet me targa të Maqedonisë në fund të tetorit ai ishte përpjekur të largohej nga Greqia dhe të hynte në Turqi, përmes pikës kufitare tokësore në Evros.

Pasoi arrestimi i tij, ndërsa disa ditë më vonë edhe deportimi në vendin tonë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja
Next Article LSDM: Mickoski dhe Koçovska planifikojnë ta rrisin borxhin publik edhe për dy miliardë euro në vitin 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?