By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski ndaj Janevskës: Po mbyllen shkolla dhe po bashkohen paralelet, a do të marrin fëmijët arsim më cilësor?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski ndaj Janevskës: Po mbyllen shkolla dhe po bashkohen paralelet, a do të marrin fëmijët arsim më cilësor?
Maqedoni

Kovaçevski ndaj Janevskës: Po mbyllen shkolla dhe po bashkohen paralelet, a do të marrin fëmijët arsim më cilësor?

admin
Last updated: 28/11/2026 12:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i parashtroi pyetje deputetesh ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, lidhur me efektet e optimizimit të rrjetit shkollor, mbylljen dhe bashkimin e paraleleve, si dhe rishpërndarjen e kuadrit arsimor.

Kovaçevski theksoi se ndryshimet demografike dhe ulja e numrit të nxënësve kërkojnë planifikim afatgjatë, por kërkoi përgjigje nëse riorganizimi i zbatuar vërtet siguron kushte më të mira për arsim apo kryesisht nënkupton ulje të shpenzimeve.

Ai kërkoi të dhëna konkrete për numrin e nxënësve që janë transferuar në shkolla të tjera, distancat që duhet të përshkojnë, sigurimin e transportit falas dhe të sigurt, kushtet në shkolla dhe statusin e mësimdhënësve që përfshihen në rishpërndarje.

Njëkohësisht, kërkoi përgjigje nëse ekziston plan për mbajtjen e kuadrit të përvojshëm arsimor në sistemin e arsimit dhe nëse efektet e reformës do të maten përmes cilësisë së arsimit dhe rezultateve të nxënësve.

“Optimizimin e rrjetit shkollor e paralajmëroni si një nga reformat kyçe në arsim, me arsyetimin se ndryshimet demografike, ulja e numrit të nxënësve dhe shfrytëzimi joracional i resurseve kërkojnë organizim ndryshe të shkollave dhe procesit mësimor.

Askush nuk mund ta kontestojë problemin demografik me të cilin përballet shteti.

Por, po ashtu, nuk mund të pranohet se çdo zvogëlim i numrit të shkollave ose paraleleve automatikisht nënkupton përmirësim të cilësisë së arsimit. Përkundrazi, pyetja e vërtetë është nëse me këtë riorganizim fëmijët marrin kushte më të mira për arsim apo vetëm po zvogëlohen shpenzimet e sistemit arsimor. Nga ju pres shifra konkrete, të dhëna dhe rezultate për realizimin e deritanishëm, e jo përsëritje të qëllimeve dhe përfitimeve të pritshme nga reformat.

Sepse në fund, pyetja thelbësore është e thjeshtë:

A u siguron vërtet optimizimi fëmijëve arsim më cilësor, që do të rezultojë me rezultate më të mira në PISA dhe në testimet e tjera relevante ndërkombëtare për krahasimin e njohurive të fëmijëve sipas sistemeve arsimore, apo vetëm krijon një sistem arsimor më të lirë?” tha Kovaçevski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut
Next Article Në UT u mbajt konferenca “Nga kërkimi shkencor në zbatim praktik”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?