By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it, efektet e ndryshimeve në arsim janë konfirmuar në raportin e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it, efektet e ndryshimeve në arsim janë konfirmuar në raportin e BE-së
Maqedoni

Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it, efektet e ndryshimeve në arsim janë konfirmuar në raportin e BE-së

admin
Last updated: 28/11/2026 12:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përfaqësojnë një përvojë pozitive nga vendet e zhvilluara. Në zbatimin e tyre kemi mbështetjen e UNICEF-it. Është bërë një analizë serioze për tepricën e objekteve, paraleleve dhe mësimdhënësve dhe është përgatitur një plan për optimizim. Për më tepër, ndryshimet që po i bëjmë në arsim janë të mira dhe këtë e konfirmon edhe raporti i Bashkimit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2026.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur një pyetjeje deputetësh në Kuvend lidhur me efektet e optimizimit të rrjetit shkollor dhe vendosjen e mësimit me një ndërrim.

“Është e vërtetë se kemi mbyllur rreth 30 shkolla rajonale, sepse nuk ka nxënës të klasës së parë ose ka numër të vogël nxënësish. Por, kur fëmijët nga grupet e vogla transferohen në grupe më të mëdha, ata kanë më shumë mundësi të shoqërohen dhe të garojnë. Prandaj mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë”, tha Janevska, duke ndarë një përvojë personale nga vizita në shkolla më të mëdha ku janë transferuar fëmijë nga shkollat më të vogla dhe, siç tha ajo, ata janë të kënaqur nga bashkimi.

Në Karbinci, nga Dollni Ballvan janë transferuar nxënës në Tarinci dhe mësojnë me më shumë fëmijë, ndërsa janë jashtëzakonisht të kënaqur me këtë situatë, gjë për të cilën kanë dëshmuar edhe mësimdhënësit.

Ajo informoi gjithashtu se, nga gjithsej 1.023 objekte të shkollave fillore dhe të mesme, në 620 prej tyre është vendosur mësimi me një ndërrim, si dhe se nga optimizimi asnjë mësimdhënës nuk e ka humbur vendin e punës.

“Në të kaluarën arsimi ka shërbyer për të blerë paqe sociale. Këtë e kanë bërë të gjitha qeveritë e mëparshme. Tani punësime të reja do të ketë vetëm aty ku është e domosdoshme. Në Shkup kemi nevojë të tillë, por në qytete të caktuara dhe vendbanime të tjera në vend, vërtet nuk ka”, tha Janevska.

Ministrja u bëri thirrje deputetëve që vëmendjen ta përqendrojnë te cilësia e arsimit dhe i ftoi të debatojnë për projektligjet e reja për arsimin e lartë dhe shkencën, të cilat ende nuk janë miratuar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konjufca pret në takim lamtumirës Ziv, vlerëson rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë
Next Article Projektbuxheti 2027, rritje pagash për 8 500 punonjës të Policisë së Shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?