By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia po “importon” punëtorë nga Azia, mbi 6.100 të ardhur brenda një viti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia po “importon” punëtorë nga Azia, mbi 6.100 të ardhur brenda një viti
Maqedoni

Maqedonia po “importon” punëtorë nga Azia, mbi 6.100 të ardhur brenda një viti

admin
Last updated: 28/11/2026 12:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur 805 persona nga India, 552 nga Bangladeshi dhe 430 nga Nepali. Nga Filipinet në vend kanë ardhur 60 persona. Këto janë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), që përfshijnë qytetarët e shpërngulur në vend, të huajt me qëndrim të përkohshëm dhe ata me qëndrim të vazhduar.

Sipas të dhënave, nga Azia në Maqedoninë e Veriut janë shpërngulur gjithsej 6.132 persona. Nga Evropa kanë ardhur 2.611 persona, ndërsa nga Afrika janë shpërngulur 77 persona.

Maqedonia e Veriut po “importon” fuqi punëtore nga vendet e varfra aziatike. Punëtorë nga India, Nepali dhe Bangladeshi janë angazhuar në industrinë e tekstilit, ndërtimtari, hotelieri dhe sektorë të tjerë industrialë në vend.

Edhe në hotelet e Ohrit ka punonjës nga këto shtete.

“Edhe pse nuk janë në numër të madh, në qytet ka punëtorë nga Azia. Në hotelet e Ohrit ka punonjës nga Bangladeshi, Nepali dhe Filipinet. Ata kryesisht angazhohen si personel ndihmës, për pastrim, ndërsa më rrallë punojnë si kamerierë apo banakierë”, thonë nga një hotel në Ohër.

Maqedonia e Veriut, megjithatë, po shndërrohet në një destinacion të pranueshëm pune për punëtorët aziatikë.

“Pjesa më e madhe e tyre punojnë në ndërtimtari, në repartet prodhuese, në fabrika, në linjat e prodhimit, si dhe në hotelieri, si kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë dhe pastruese dhomash. Këto janë profile që na mungojnë. Megjithatë, rreth 90 për qind janë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë. Shumica janë burra, por ka edhe gra, të cilat kryesisht punojnë në hotelieri. Ata kanë përvojë dhe kanë punuar edhe më parë jashtë vendit. Janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç. Ka pasur edhe disa raste kur janë shpërngulur së bashku me familjet e tyre. Punojnë gjithandej, nuk ka rregull të caktuar, por pjesa më e madhe janë në Shkup. Ka edhe në Radovish, Gjevgjeli, Shtip dhe Vinicë”, thonë nga agjencia “Posrednik24” në Shkup.

Ndërkohë, nga Turqia në vend janë shpërngulur 4.059 persona. Gjatë vitit të kaluar nga Pakistani kanë ardhur 18 persona, nga Kina 34, nga Indonezia 16, nga Siria 29 dhe nga Tajlanda 22 persona.

Nga Brazili kanë ardhur 30 persona, nga Meksika dhe Peruja nga 10 persona, ndërsa nga Egjipti në Maqedoninë e Veriut janë shpërngulur nëntë persona.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje
Next Article Për ushqim, fatura dhe transport shpenzohen 19.453 denarë në muaj, si ka ndryshuar buxheti familjar në pesë vitet e fundit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?