By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise
Sport

Lojtarët me më shumë gola dhe asistime me kombëtaret gjatë vitit 2026 – prijnë Kane dhe Olise

admin
Last updated: 28/11/2026 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi anglez, Harry Kane, është futbollisti me më së shumti gola të shënuar, ndërsa francezi Michael Olise kryeson listën e asistuesve në ndeshjet e përfaqësueseve gjatë vitit 2026.

Viti 2026 ka sjellë shumë protagonistë në futbollin ndërkombëtar, por dy emra kanë spikatur mbi të gjithë në statistikat e golave dhe asistimeve me kombëtaret: Harry Kane dhe Michael Olise.

Sipas të dhënave të publikuara nga Tribuna.com, Kane kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola në 15 ndeshje për Anglinë, përfshirë katër të realizuar nga penalltia.

Pas tij renditet norvegjezi Erling Haaland me 13 gola në 13 paraqitje, ndërsa Kylian Mbappe i Francës dhe Viktor Gyokeres i Suedisë kanë realizuar nga 12 gola.

Lionel Messi dhe Vinicius Junior ndajnë vendin pasues me nga 11 gola, kurse Mikel Oyarzabal ka shënuar 10 herë për Spanjën. Në mesin e lojtarëve me më së shumti realizime janë edhe Jude Bellingham dhe Michael Olise, të cilët kanë nga tetë gola.

Në listën e futbollistëve me nga shtatë gola figurojnë edhe Florian Wirtz, Dan Ndoye, Yoane Wissa, Troy Parrott, Milutin Osmajic dhe Francesco Pio Esposito.

Olise, mbreti i asistimeve

Në renditjen e asistuesve, Michael Olise është në krye me 10 asistime në 18 ndeshje për Francën.

Pas tij vjen Martin Odegaard i Norvegjisë me nëntë asistime, ndërsa Bruno Guimaraes i Brazilit, Jude Bellingham i Anglisë dhe Achraf Hakimi i Marokut kanë kontribuar me nga shtatë asistime.

Dani Olmo, Lionel Messi, Joshua Kimmich dhe Brahim Diaz kanë nga gjashtë asistime, kurse shtatë futbollistë të tjerë kanë regjistruar nga pesë sosh.

Në këtë grup bëjnë pjesë Charles De Ketelaere, Florian Wirtz, Anthony Gordon, Marko Jankovic, Denzel Dumfries, Bruno Fernandes dhe Mohamed Hany.

Të dhënat përfshijnë ndeshjet e kombëtareve të meshkujve gjatë vitit 2026. Sipas burimit, në total janë zhvilluar 822 ndeshje nga 205 përfaqësuese, ndërsa asistimet janë llogaritur bazuar në raportet e ndeshjeve për golat.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Shasivari nga Manila: Qeveria zotohet për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës
Next Article I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?