By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Bota

Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bosnje, 19 nëntor, Argument – Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës.

Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiq tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiqit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit.

Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë.

Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi.

Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiq ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.

Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kreyer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023.

Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në Serbi, Radoiçiq është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin, i cili po gjykohet në mungesë.

Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Vesellinoviq, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiqit në biznes.

Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Vesellinoviq është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së
Next Article Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?