By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska në ditën e dytë të P-TEC: Vazhdojnë diskutimet për sigurinë energjetike dhe partneritetet strategjike.
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bozhinovska në ditën e dytë të P-TEC: Vazhdojnë diskutimet për sigurinë energjetike dhe partneritetet strategjike.
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Bozhinovska në ditën e dytë të P-TEC: Vazhdojnë diskutimet për sigurinë energjetike dhe partneritetet strategjike.

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot vazhdon pjesëmarrjen në takimin e shtatë të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energjetikë (P-TEC) në Varshavë, ku në fokus janë siguria energjetike, diversifikimi i furnizimit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike. Dita e dytë e forumit i kushtohet bashkëpunimit ministror dhe çështjeve strategjike energjetike me interes të përbashkët për Evropën dhe SHBA-në.
Dje, Bozhinovska mori pjesë në panelin “Forcimi i sigurisë energjetike evropiane: qëndrueshmëria e infrastrukturës kritike dhe diversifikimi i furnizimit”, ku prezantoi hapat konkretë që po ndërmerr vendi për të siguruar rrugë alternative furnizimi dhe ndërlidhje më të madhe rajonale.

Ajo theksoi se, pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i furnizimit me gaz natyror përmes Bullgarisë, Maqedonia e Veriut po zhvillon ndërlidhje të reja infrastrukturore përmes interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë. Interkonektori me
Greqinë pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm dhe është i përgatitur edhe për transportin e hidrogjenit. Si hapa shtesë ajo përmendi punën për ndërlidhjen e rrjetit elektrik me Shqipërinë dhe vënien sërish në funksion të naftësjellësit me Greqinë, pas 12 vitesh pasiviteti.

Në diskutim u trajtua edhe mbrojtja e infrastrukturës kritike energjetike nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet me dronë. Bozhinovska theksoi se nevojitet koordinim mes institucioneve, operatorëve dhe sektorit privat, si dhe një kuadër ligjor i përshtatshëm. Ajo foli edhe për sfidat në zinxhirët e furnizimit, duke përmendur se një investitor i interesuar për ndërtimin e një turbine me gaz kishte marrë si afat të parë të disponueshëm për dorëzim vitin 2032. Kjo dëshmon se projektet e reja energjetike duhet t’i marrin parasysh që në fazën e planifikimit ndryshimet teknologjike, sistemet rezervë dhe rreziqet e sigurisë.

Programi i sotëm vazhdon me diskutime ministrore për energjinë bërthamore, bashkëpunimin industrial transatlantik, sigurinë e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm (LNG), financimin e infrastrukturës strategjike energjetike dhe mbrojtjen e saj. Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në P-TEC është një mundësi për thellimin e partneriteteve me SHBA-në dhe vendet evropiane, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal drejt një sistemi energjetik më të sigurt dhe më rezistent.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore
Next Article Haxhiu nuk ia jep fjalën Rrahmanit pas debatit me Kurtin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?