By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore
Maqedoni

Janevska: Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore

admin
Last updated: 28/11/2026 13:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ministria e arsimit dhe shkencës po punon në reforma në të gjitha segmentet e arsimit. Të rinjtë duhet të përvetësojnë njohuri cilësore dhe të zbatueshme, por po aq e rëndësishme është që të zhvillojnë kreativitetin, inovacionin dhe të menduarit kritik, si dhe empatinë, parimet etike dhe kompetencat sociale, në mënyrë që të jenë të përgatitur për punë dhe jetë në kushtet e ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe sfidave komplekse globale.
Këtë e theksoi ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, duke iu drejtuar të pranishmëve në Samitin Rajonal FjuçerEks 2026, duke shtuar se për botën e së nesërmes, e cila do të jetë ndryshe nga ajo e sotmja, është i domosdoshëm një sistem arsimor funksional që krijon dije dhe kompetenca.

„Vizioni ynë për një arsim të hapur ndaj së ardhmes fillon nga shkollat fillore. Po vendosim mësimin me një ndërrim dhe mësimin gjatë gjithë ditës, me qëllim që fëmijët të kenë më shumë kohë për hulumtime dhe aktivitete praktike. Nxënësit e sotëm të shkollave fillore janë ata që në dekadat e ardhshme do të marrin vendime profesionale, ekonomike, shkencore dhe shoqërore. Për t’i përgatitur ata, që në moshë të hershme duhet të zhvillojnë aftësi për të parashtruar pyetje, për të ndërlidhur informacione dhe për të identifikuar zgjidhje të ndryshme të mundshme. Gjatë kohës shtesë në shkollë, përmes aktiviteteve hulumtuese, projektuese, praktike, sportive dhe kreative, nxënësit do të mund të eksperimentojnë, të punojnë në ekipe, të zgjidhin probleme dhe t’i zbatojnë idetë e tyre në praktikë“, tha ministrja Janevska.

Në arsimin e mesëm profesional, veçanërisht përmes modelit dual, njohuritë teorike ndërlidhen me mjedisin real të punës. Partneriteti ndërmjet shkollave, punëdhënësve dhe vetëqeverisjeve lokale mundëson harmonizimin e shpejtë të programeve mësimore me kërkesat e kompanive për kuadro profesionale dhe të trajnuara, por edhe me sfidat e tranzicionit të gjelbër dhe digjital.

Janevska theksoi se nga ky vit shkollor, mbi 10.800 nxënës të vitit të parë të arsimit të mesëm profesional vijojnë mësimin sipas programeve mësimore të modernizuara, të cilat përfshijnë kompetencat STEM, shkathtësitë e gjelbra dhe digjitale në të gjitha profilet profesionale.

Trajnim kanë ndjekur 569 mësimdhënës, ndërsa është forcuar edhe bashkëpunimi me sektorin privat. Arsimi i mesëm profesional është një model i suksesshëm arsimor që zhvillon te nxënësit shkathtësi praktike dhe të transferueshme, të cilat u mundësojnë përshtatje më të lehtë ndaj teknologjive të reja. Parashikohet që ky model të vazhdojë edhe në arsimin e lartë, përmes integrimit të mësimdhënies akademike me trajnimin praktik në kompani.

„Në këtë mënyrë, studentët fitojnë mundësinë të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi profesionale, të cilat i vënë në provë, i përsosin dhe i thellojnë në kushte reale pune. Paralelisht me këtë, krijojmë kushte që universitetet dhe studentët të bëhen pjesëmarrës aktivë në Hapësirën Evropiane të Kërkimit dhe Inovacionit, përmes forcimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në programet evropiane dhe partneriteteve akademike ndërkombëtare, si dhe përmes bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve shkencore dhe sektorit të biznesit. Kjo është thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të përgatitur për të ardhmen“, sqaroi ministrja Janevska. Me qëllim që punonjësit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja për të mbetur konkurrues në tregun e punës, po ndërtojmë një sistem të të mësuarit gjatë gjithë jetës, i cili, siç theksoi Janevska, mundëson trajnime, përsosje profesionale dhe rikualifikim, si përgjigje ndaj ndryshimeve në profesione dhe procese pune.
Samiti FjuçerEks 2026 organizohet nga Instituti i studimeve të komunikimit, duke përmbyllur programin arsimor për shkrim-lexim për të ardhmen, i zhvilluar në kuadër të projektit FjuçerLit, i mbështetur përmes programit Erasmus+.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po rrezikon Lojërat Mesdhetare, por jam optimist i përmbajtur
Next Article Bozhinovska në ditën e dytë të P-TEC: Vazhdojnë diskutimet për sigurinë energjetike dhe partneritetet strategjike.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?