By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siguria e sistemit të FSSh-së, Revizioni zbulon mangësi në mbrojtjen e të dhënave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siguria e sistemit të FSSh-së, Revizioni zbulon mangësi në mbrojtjen e të dhënave
MaqedoniTOP LAJM

Siguria e sistemit të FSSh-së, Revizioni zbulon mangësi në mbrojtjen e të dhënave

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Enti Shtetëror i Revizionit ka evidentuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik, që lidhen me mungesën e kuadrit profesional, dobësitë në mekanizmat e kontrollit dhe mbrojtjen e të dhënave.

Po ashtu, revizorët kanë konstatuar se nuk janë testuar procedurat për rikthimin e të dhënave nga kopjet rezervë në rast të incidenteve, çka vë në pikëpyetje gatishmërinë e institucionit për t’u përballur me situata të tilla.

“Nuk u zhvilluan trajnime të vazhdueshme për sigurinë kibernetike dhe simulime me mesazhe të rreme “phishing” për gatishmërinë e punonjësve. U identifikuan gjithashtu boshllëqe kohore në kontratat për mirëmbajtje dhe mbështetje, nuk u krye integrimi i të gjithë sistemit të informacionit dhe kishte mangësi në procedurat dhe testimin për rivendosjen e të dhënave nga kopjet rezervë.”, – deklaroi Martin Duvnjak nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Pas konstatimeve të revizorëve, Fondi për Sigurim Shëndetësor njoftoi se ka hartuar një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të tyre. Plani përfshin përcaktimin e detyrave konkrete, personave përgjegjës dhe afateve kohore për realizimin e secilës masë.

“Ajo që është e rëndësishme dhe që dëshiroj ta theksoj në veçanti është se një pjesë të masave tashmë i kemi realizuar, është bërë segmentimi i rrjetit në qendrën e të dhënave dhe ndërkohë janë emëruar persona përgjegjës për kontrollin e qasjeve të  përdoruesve. Për masat tjera të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë së informacionit, modernizimin sistemeve dhe avancimin e kapaciteteve njerëzore kemi përcaktuar afate të qarta, gjë që duhet të veprojnë deri më 31 dhjetor 2027. Qëllimi ynë është që çdo rekomandim të zbatohet dhe në këtë mënyrë të forcojmë sigurinë e sistemeve dhe mbrojtjen e të dhënave të personave të siguruar.”, – theksoi Irfan Limani nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Nga ky institucion theksojnë se siguria dhe mbrojtja e të dhënave në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor mbeten prioritet dhe se publiku do të informohet për progresin në zbatimin e masave.

Si pasojë e sulmit kibernetik, sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor ishte jashtë funksionit për rreth dy javë, duke vështirësuar procedurat për pushimet e lehonisë, pushimet mjekësore dhe realizimin e pagesave.

Sistemi u rikthye në funksion më 20 shkurt të atij viti. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 10-vjetori i UNT-së nis me Universiadën Mbarëkombëtare “Çair 2026”
Next Article Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?