By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Është përgjegjësi e përbashkët që t’u sigurojmë fëmijëri të lumtur dhe të ardhme premtuese të gjithë fëmijëve tanë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Është përgjegjësi e përbashkët që t’u sigurojmë fëmijëri të lumtur dhe të ardhme premtuese të gjithë fëmijëve tanë
Maqedoni

Janevska: Është përgjegjësi e përbashkët që t’u sigurojmë fëmijëri të lumtur dhe të ardhme premtuese të gjithë fëmijëve tanë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Sigurimi i një fillimi të mirë, i arsimit cilësor dhe i një jete dinjitoze për çdo fëmijë është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, kompanive dhe e të gjithë shoqërisë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijës dhe fillimin e aktiviteteve për 80-vjetorin e themelimit të UNICEF-it, në ngjarjen “I biem ziles për fëmijët”, organizuar nga UNICEF-i dhe Bursa e Maqedonisë.

“E kemi privilegjin e përbashkët të jemi të rriturit në fëmijërinë e fëmijëve të sotëm. Kjo e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe. Çdo fëmijë meriton mundësinë që të zhvillojë potencialin e tij të plotë, të rritet me kureshtje në vend të frikës dhe të mësojë në një mjedis që e inkurajon të pyesë, të hulumtojë dhe të besojë në aftësitë e veta”, theksoi ministrja.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon vazhdimisht në përmirësimin e arsimit fillor, si përmes avancimit të infrastrukturës shkollore, ashtu edhe përmes krijimit të një përvoje më cilësore dhe më të pasur shkollore për nxënësit. “Me vendosjen e mësimit me një ndërrim dhe zgjerimin e qëndrimit të zgjatur në shkolla, fëmijëve po u sigurojmë më shumë kohë për mësim, shoqërim, sport, kreativitet dhe zhvillimin e interesave të tyre. Shkolla nuk është vetëm vend ku fëmijët fitojnë njohuri. Ajo është vendi ku i formësojmë ata si personalitete”, theksoi Janevska.

Këtu rol të veçantë kanë mësimdhënësit, të cilët krahas përcjelljes së njohurive, duhet t’i dëgjojnë nxënësit, t’i kuptojnë nevojat e tyre dhe t’i nxisin të mendojnë në mënyrë të pavarur.

“Çdo fëmijë meriton të ketë një shkollë të hapur për të. Kjo thuhet lehtë, por ka shumë sfida në realizimin e saj. Megjithatë, jemi këmbëngulës në përpjekjet për të siguruar përfshirje më cilësore, më shumë nxënës të regjistruar dhe më pak nxënës që braktisin shkollimin”, vuri në dukje Janevska.

Kur bëhet fjalë për fëmijët, asnjë institucion dhe asnjë faktor tjetër nuk mund të sigurojë i vetëm mirëqenien e tyre. “Arsimi nuk mund të funksionojë pa familjen, ndërsa familja ka nevojë për mbështetjen e komunitetit më të gjerë. Kujdesi për fëmijët që ka një shoqëri tregon sa e pjekur është ajo shoqëri në tërësi, sa është e aftë të mendojë afatgjatë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Prandaj e mbështes iniciativën ‘I biem ziles për fëmijët’, e cila dërgon një mesazh të rëndësishëm se të drejtat dhe nevojat e fëmijëve duhet të jenë pjesë e çdo vendimi shoqëror, përfshirë edhe vendimet e biznesit dhe investimeve”, përfundoi Janevska.

Dita Botërore e Fëmijës e këtij viti dhe jubileu i UNICEF-it shënohen nën thirrjen globale “Le të zgjedhim të ardhmen për fëmijët”, me theks të veçantë në investimin në vitet më të hershme të jetës dhe zgjerimin e qasjes së barabartë në mësimin e hershëm cilësor, arsimimin dhe kujdesin për çdo fëmijë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bergner: Transparenca dhe llogaridhënia, thelbësore për besimin e qytetarëve dhe integrimin në BE
Next Article Ambasada amerikane: Pjesëmarrja e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, ulje e cenueshmërisë energjetike të rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?