By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet numri i të prekurve nga gripi javën e fundit në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet numri i të prekurve nga gripi javën e fundit në Maqedoni
MaqedoniShëndetësi

Rritet numri i të prekurve nga gripi javën e fundit në Maqedoni

admin
Last updated: 28/11/2026 13:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Gjatë javës së 46-të të vitit 2026 (09-15.11.2026), në Maqedoni janë raportuar 154 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin. Është shënuar një rritje prej 37,5% krahasuar me javën e 45-të, kur ishin regjistruar 112 raste, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Për krahasim, në javën e 46-të të sezonit të kaluar ishin regjistruar 117 persona të sëmurë, që paraqet një rritje prej 31,6%.

Rastet e regjistruara këtë javë janë evidentuar në Tetovë – 49, Shkup – 38, Kumanovë – 19, Radovish – 12, Veles – 8, Gostivar – 7, Prilep – 5, Strumicë – 3, nga 2 raste në Resnjë, Negotinë, Ohër dhe Shtip, si dhe nga 1 rast në Gjevgjeli dhe Makedonski Brod.

Sipas grupmoshave, 102 të sëmurë janë të moshës 15-64 vjeç, 22 persona janë mbi 65 vjeç, 16 janë fëmijë nga 0 deri në 4 vjeç dhe 14 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç.

Gjatë javës së 46-të raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP-së kanë arritur 64 mostra nga mbikëqyrja rutinë për testim laboratorik, të testuara paralelisht për gripin, SARS-CoV-2 dhe/ose RSV. Nga mostrat e testuara, janë detektuar 4 mostra pozitive për grip, prej të cilave 3 janë Influenza A të pasubtipizuara, ndërsa një është Influenza A(H3). Janë regjistruar edhe 3 rezultate pozitive për SARS-CoV-2.

“Në sezonin 2026/2027, numri i përgjithshëm i rasteve me grip/sëmundje të ngjashme me gripin arrin në 609 (I=33,2/100.000). Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (n=571), numri i rasteve të raportuara është 6,7% më i lartë, ndërsa krahasuar me mesataren e 16 sezoneve të fundit (n=466), është regjistruar një rritje prej 30,8%. Në mënyrë kumulative, të sëmurët janë raportuar nga 19 Qendra të Shëndetit Publik/Njësive Rajonale. Numri më i madh i të sëmurëve (n=198) dhe incidenca më e lartë kumulative (118,6 në 100.000 banorë) janë regjistruar në territorin e Tetovës. Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve është raportuar në grupmoshën 15-64 vjeç, me 438 raste (71,9%)”, njoftoi ISHP.

Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë javës së 46-të raportuese, për herë të parë këtë sezon është tejkaluar pragu i aktivitetit jashtë sezonit dhe është regjistruar aktivitet i ulët sezonal i gripit në nivel kombëtar, duke u arritur njëkohësisht pragu epidemiologjik i hyrjes në sezonin e gripit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM me amendamente kërkon 2.500 denarë më shumë në muaj për shujtën studentore dhe bursa prej 8.000 denarësh
Next Article Nikolloski: Do të rindërtohet rruga rajonale Strumicë-Vallandovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?