By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete
Maqedoni

Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete

admin
Last updated: 28/11/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20  nëntor, Zhurnal.mk – LSDM sërish po manipulon me akuza të pabaza lidhur me Alta Bankën, edhe pse të gjitha pretendimet e mëparshme u dëshmuan të pavërteta, akuzoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski.

“Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve dhe nuk kanë rrugëdalje nga dështimi i tyre në riorganizimin e partisë, menjëherë krijojnë gënjeshtra të reja për rastin e Alta Bankës. Të rikujtoj, gënjyen se ka transfere të dyshimta milionëshe drejt Serbisë dhe Rusisë, gënjyen se po derdheshin para nga Serbia në Maqedoni, gënjyen se banka do të falimentonte, se qytetarët do të mbeteshin pa para dhe për çfarë nuk gënjyen. Por në fund, më e rëndësishmja është se gjithçka doli e kundërta e pretendimeve të tyre, pra në favor të qytetarëve.

Për të parandaluar përpjekje të tilla të dëshpëruara në të ardhmen nga ana e Filipçes dhe LSDM-së për të fituar pikë të vogla politike, në Kodin e ri Penal do të futet një vepër e re penale, e cila parashikon dënim me burg për secilin që, përmes pozitës dhe reputacionit të tij zyrtar ose shoqëror, me deklarata apo dokumente të rreme, do të publikojë informacione të pasakta duke rrezikuar stabilitetin e sistemit bankar”, tha Manasievski.

Ai theksoi se Filipçe dhe LSDM fillimisht akuzojnë, ndërsa më pas faktet i demantojnë.

“Qytetarët meritojnë të vërtetën, e jo një episod të ri të fushatës së tyre politike. Mjaft më me përhapjen e lajmeve të rreme, histerisë dhe panikut mes qytetarëve”, tha Manasievski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuzeska: Banka Popullore e fsheh vendimin për Alta-n – si e vlerësoi Sllaveski rrezikun pas konsultimit me Mickoskin?
Next Article BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?