By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike
MaqedoniTOP LAJM

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

admin
Last updated: 28/11/2026 13:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument –  BDI ka reaguar ndaj paraqitjes së deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, në takimin e 19 nëntorit me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, duke pretenduar se ai është prezantuar në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, funksion për të cilin BDI thotë se nuk ekziston.

Sipas BDI-së, ligji parashikon që Komiteti të zgjedhë si kryetarin ashtu edhe zëvendëskryetarin, por që nga 15 maji e deri më sot është zgjedhur vetëm kryetari. Ata theksojnë se në faqen zyrtare të Kuvendit, Qoku figuron vetëm si anëtar i Komitetit, ndërsa edhe njoftimi zyrtar i Kuvendit e përshkruan atë si “anëtar të Komitetit”.

Kumtesa e plotë:

Më 19 nëntor, në takimin me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, deputeti i Vlen, Bekim Qoku, u paraqit në cilësinë e zëvendëskryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Një funksion i tillë nuk ekziston.

Faktet janë të qarta:

·Ligji kërkon që Komiteti të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskryetarin. Nga 15 maji e deri më sot është zgjedhur vetëm kryetari.

·Në faqen zyrtare të Kuvendit, Bekim Qoku figuron si anëtar.

·Edhe vetë njoftimi zyrtar i Kuvendit e cilëson atë si „anëtar të Komitetit“.

·Që nga 4 qershori, kur Vlen imponoi Badenterin e vogël për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Komiteti nuk është thirrur as edhe një herë.

Komiteti Kushtetues për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive thirret vetëm atëherë kur pushtetit i nevojitet vula e tij ose një fotografi me ndonjë mysafir ndërkombëtar. Funksionet në Kuvend nuk fitohen përmes vetëshpalljes, e as përmes delegimit gojor nga kryetari. Ato fitohen përmes zgjedhjes, në përputhje me ligjin.

Fronti Evropian zyrtarisht kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe nga Kryetari i Komitetit, Adnan Azizi:

1.Korigjimin e njoftimit dhe njoftimin e OSBE-së se Komiteti nuk ka zëvendëskryetar;

2.Thirrjen e mbledhjes brenda afatit prej 15 ditësh për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, në përputhje me ligjin;

3.Fillimin e procedurës në përputhje me Kodin për Sjelljen Etike të Deputetëve.

Komiteti është krijuar me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit për t’i mbrojtur bashkësitë etnike. Nuk është krijuar për të shërbyer si dekor i partisë në pushtet. Fronti Evropian do ta njoftojë për gjendjen faktike edhe Kabinetin e Komisionerit të Lartë dhe partnerët ndërkombëtarë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete
Next Article Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare mblidhen në Shkup për koloninë artistike “Shkupi në telajo”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?