By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni i Ligjeve miraton projektbuxhetin 2027, fonde shtesë për disa institucione
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisioni i Ligjeve miraton projektbuxhetin 2027, fonde shtesë për disa institucione
Shqipëri

Komisioni i Ligjeve miraton projektbuxhetin 2027, fonde shtesë për disa institucione

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi nen për nen dhe në tërësi projektbuxhetin e vitit 2027, si dhe ndryshimet në pesë ligje që përbëjnë paketën fiskale.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ndërsa gjatë shqyrtimit u miratuan edhe kërkesa për fonde shtesë dhe shtim të numrit të punonjësve në disa institucione.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) u miratua një fond shtesë prej 459 milionë lekësh, përtej fondit prej 6,7 miliardë lekësh të parashikuar në projektbuxhet. Nga kjo shumë, 80 milionë lekë janë për shpenzime personeli, për shtimin e 95 punonjësve në organikë, përfshirë 45 punonjës sigurie dhe 50 ndihmës sekretarë ligjorë.

Gjithashtu, janë parashikuar 209 milionë lekë për shpenzime operative, ku përfshihen 109 milionë lekë për angazhimin e 90 punonjësve me kontrata të përkohshme dhe 100 milionë lekë për shërbimet e sigurisë, postare dhe të qirasë.

Sipas relatores Aulona Bylykbashi, për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) u miratua një fond shtesë prej 125,5 milionë lekësh, ndërsa për Komisionin e Prokurimit Publik 40 milionë lekë.

Edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) iu miratuan 34 milionë lekë shtesë për shpenzime operative, të cilat do të përdoren për marrjen me qira të magazinave gjatë vitit 2027 dhe garantimin e kushteve për ruajtjen e administrimin e materialeve zgjedhore.

Gjatë mbledhjes, Manja kërkoi që kërkesat dhe amendamentet e miratuara të pasqyrohen në relacionet përfundimtare të projektligjeve. Për Prokurorinë e Përgjithshme nuk u miratua fond shtesë, por u pranua kërkesa për shtimin e numrit të punonjësve. Shtim të personelit parashikohet edhe për Ministrinë e Administratës Publike.

Përveç projektbuxhetit, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi ndryshimet në pesë ligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë procedurat tatimore, taksat kombëtare, akcizat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimin mbi të ardhurat.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale vijojnë tashmë procedurat parlamentare për miratimin përfundimtar në Kuvend.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forcim i bashkëpunimit me policinë britanike në luftën kundër krimit të organizuar
Next Article Tirana mikpret Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?