By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM
Bota

Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 20 nëntor, Argument – Kryeministri britanik, Andy Burnham e cilësoi historike marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke e konsideruar atë një zhvillim të rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Evropën dhe qytetarët e të dyja palëve.

Gjatë samitit BE-BM, që po zhvillohet në Bruksel, Burnham përshëndeti marrëveshjen e njohur si “reset”, e cila synon të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi, pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Është një ditë e bukur për Britaninë e Madhe, një ditë e bukur për Evropën dhe për njerëzit në të gjithë Evropën dhe BM-në”, deklaroi Burnham.

Procesi i njohur si “reset” synon të përmirësojë bashkëpunimin mes Londrës dhe Brukselit, në fusha me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë, energjinë, politikat klimatike dhe lëvizjen e qytetarëve.

Ndër objektivat kryesore janë lehtësimi i procedurave për tregtinë e produkteve ushqimore dhe bujqësore, afrimi i sistemeve të tregtimit të emetimeve të karbonit të Britanisë së Madhe dhe BE-së, si dhe krijimi i mundësive të reja për lëvizjen e të rinjve, përfshirë qëndrimin, studimin dhe punësimin në të dyja palët.

Marrëdhëniet mes dy palëve ndryshuan rrënjësisht pas Brexit-it, procesit përmes të cilit Britania e Madhe, u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.

Pas kësaj, tregtia dhe bashkëpunimi u rregulluan përmes marrëveshjeve të reja, të cilat sollën edhe procedura shtesë administrative dhe kontrolle kufitare.

Përmes marrëveshjes së re, të dyja palët synojnë të ulin pengesat në shkëmbimet tregtare, të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të koordinojnë më mirë politikat në çështjet e sigurisë dhe sfidat ndërkombëtare.

Megjithatë, afrimi i marrëdhënieve nuk nënkupton rikthimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, por një partneritet më të ngushtë mes dy palëve, duke ruajtur statusin e BM-së si vend jashtë Unionit.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë
Next Article Zelensky akuzon Moskën për sulme masive pas takimeve të Putinit në Kinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?